• |
ide | kryesore

Nicole Scherzinger festë të “çmendur” në Mikono me futbollistin shqiptar (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
2a1750aa00000578-3143615-feeling-a-little-worse-for-wear-nicole-looked-in-a-jovial-mood-a-m-41-1435612581569.jpg



Në shoqërinë e futbollistit shqiptar të Olimpiakosit, Pajtim Kasami, këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger ka festuar 37-vjetorin e saj më muzikë dhe shumë alkol. Festa e “çmendur” ishte organizuar në Mikono, ishullin grek të njohur në të gjithë botën për jetën e tij të “çmendur” gjatë muajve të verës.

E veshur me një mini ngjyrë të argjendtë, mbrëmjen e së dielës Scherzinger nuk e përmbajti veten, duke bërë gjeste që vunë në siklet edhe futbollistin shqiptar. Nën efektin e alkolit, në një gjendje të pavetëdijshme ajo endej rrugëve të ishullit duke qeshur dhe duke ekspozuar pjesë të saj intime.

Siç shihet nga fotot, Kasami e ka marrë në krah për ta larguar prej aty, në mënyrë që këngëtarja të mos vazhdonte shfaqjen e saj në gjendje të dehur. Por më gjithë përpjekjen e Kasamit, Nicole Scherzinger i ka ofruar mjaftueshëm poza paparazzëve. Foto që me siguri duhet të jetë penduar kur i ka parë pasi i kishte dalë pija.

Shoqja e saj që e shoqëronte në këtë festë, Caroline Standury i ka thënë gazetës Daily Mail, se Scherzinger nuk del shpesh në mbrëmje dhe nuk sillet në këtë mënryë. Ajo e justifikoi shfaqjen jo të hijshme të shoqes së saj me faktin se këngëtarja e famshme festonte ditëlindjen dhe përmbylljen e një viti të vështirë për të, sidomos pas ndarjes nga Lewis Hamilton. /Lapsi.al/