• |
ide | kryesore

Si u arrestua zëdhënësi i Mbretit Zog në Norvegji

Arkiva, Dossier
zog.jpg



“Më trego me kë shoqërohesh…“: si tallej gazeta austriake „Wiener Montagsblatt“ me Mbretin Zog dhe zëdhënësin e tij danez të arrestuar në Oslo.

Pak para pushtimit të Shqipërisë nga ana e Italisë në vitin 1939 Mbreti Zog iku bashkë me familjen e tij jashtë shtetit. Si ish-Lartmadhëri në ekzil ai kishte mjaft kohë të vizitonte vende të ndryshme.

Në verën e vitit 1939 Zogu vizitoi vendet skandinave – me një “shpurë të madhe”, siç shkruante gazeta „Wiener Montagsblatt“. Gjatë kësaj vizite ndodhi edhe një skandal.

Derisa Zogu po qëndronte në Oslo të Norvegjisë u arrestua danezi Paul Ernst për shkak se e kishte të ndaluar hyrjen në Norvegji.

Ernst ishte zëdhënës i Mbretit Zog. “Paul Ernst ishte dëbuar nga Norvegjia në vitin 1929 për shkak të delikteve kriminale dhe pastaj udhëtoi në Shqipëri, ku fitoi besimin e Zogut.

Fjala e urtë edhe njëherë doli e vërtetë: më thuaj me kë shoqërohesh dhe unë të them se kush je”, shkruante „Wiener Montagsblatt“ e 14 gushtit 1939./Dialogplus.ch/