• |
ide | kryesore

A la testament Skënderbeu?

Arkiva, Dossier
ekziston-testament-i-sk-euml-nderbeut_hd.jpg



Testamenti i Gjergj Kastriotit ekziston. Fjalimi i Papës Paolo VI me rastin e 500-vjetorit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit (të enjten, më 25 prill të vitit 1968) e zbulon këtë fakt. Heroi ynë që ishte përveç strateg, ushtarak, politikan, poliglot, ka qenë dhe largpamës.

Dashuria për atdheun tonë ka qenë në qendër të vëmendjes së tij. Ai edhe mbas vdekjes donte që toka dhe populli shqiptar të kishte atë që me të vërtetë meritonte dhe i takonte. Ajo ishte dëshira e tij dhe e la dhe me testament, i cili gjendet në Vatikan.

Unë mendoj se mundet edhe për arsye gjeopolitike, ky testament nuk është shpallur akoma publikisht, por jam i sigurt që një ditë ai do të zbardhet në mes të dritës dhe përpara gjithë botës.

Ky dokument që është publikuar nga Vatikani, dëshmon që testamenti i Gjergj Kastriotit, ka qenë gjithmonë një shtyllë e pashmangshme për të gjithë dhe që nuk mund të harrohet apo të injorohet.