• |
ide | kryesore

E vërteta e arrestimit të Tunës dhe Cozmanit në Ulqin

Arkiva, Paparazzi
cozman1.png



Lajmi se Tuna dhe i dashuri i saj, këngëtari Cozman janë arrestuar mbrëmë në Ulqin, duket se nuk është i vërtetë. Sipas disa mediave, Tuna dhe Cozman janë arrestuar nga policia malazeze pasi u është gjetur sasi e vogël marihuane. Por, për këtë çështje ka folur menaxheri i këngëtarëve që e quajtur lajmin, një shpifje të ulët.

“Artistët janë në Prishtinë dhe nuk kanë udhëtuar fare në Ulqin. Lajmi për arrestimin e tyre nuk është i vërtetë”, – thuhet në reagimin e menaxhmerit të këngëtarëve.

Tuna dhe Cozman nuk kanë mundur të shkojnë fare në Ulqin për shkak të kolonave të gjata dhe aksidenteve në autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas të njëjtave burime ata janë në Prishtinë dhe sot do të performojnë në Vushtrri.