• |
ide | kryesore

Svetlana Alexievich fiton çmimin Nobel në Letërsi

Arkiva, Planet
Swetlana_Alexandrowna_Alexijewitsch.jpg



Svetlana Alexandrovna Alexievich, është fituese e çmimi Nobel për Letërsinë. Ajo ka lindur më 31 maj të vitit 1948 në qytetin Stanislav të Ukrainës nga një baba bjellorus dhe nënë ukrainase. Ajo ka jetuar në Bjellorusi ku u bë e njohur si gazetare investigative. Pas mbarimit të shkollës, ajo ka punuar si gazetare në disa gazeta lokale dhe shkurtimisht ka punuar në revistën e parë Bjellorusisë përpara se të bëhej një korrespondent për revistën letrare Neman në Minsk. 

Ajo vazhdoi karrierën në gazetari duke sjellë rrëfime dhe intervista të dëshmitarëve të ngjarjeve dramatike në vend, të tilla si Lufta e Dytë Botërore, lufta sovjeto-afgane, rënia e Bashkimit Sovjetik dhe katastrofa Çernobilit. Pas persekutimit nga regjimi i Lukashenko ajo u largua Bjellorusinë në vitin 2000. Jetoi në Paris, Berlin e Gotenburg dhe në vitin 2011 u kthye në Minsk.
 
Librat e saj janë përshkruar si një kronikë letrare të historisë emocionale e periudhës sovjetike dhe post-sovjetike. Veprat e saj mjanë përkthyer në 19 vende të botës. Lapsi.al