• |
ide | kryesore

Rituali barbar: Vajzave u djegin gjoksin, që t’u fshehin pubertetin (FOTO)

Arkiva, Planet
1_1444745231-39153.jpg



Një praktikë barbare është shpërndarë në Cameroon, Nigeri dhe Afrikë të Jugut. Vajzave po ua hekurosin gjoksin me gurë të nxehtë në mënyrë që të mos u rritet dhe kësisoji ta fshehin pubertetin
 
Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, ky fenomen prek deri në 3.8 milionë vajza të reja, ndërsa në 58% të rasteve nënat janë ato që ua bëjnë këtë torturë, transmeton Gazeta Express, shkrimin e Daily Mail.
 
E gjithë kjo praktikë ka filluar nën arsyetimin se kësisoj vajzat e reja do të mbroheshin nga dhuna seksuale dhe dhunimi. Por në të vërtetë, para një barbariteti si ky, këto mbeten vetëm arsyetime.
 
Kjo procedurë bëhet me gurë të mëdhenj të cilët nxehen në qymyr të ndezur dhe u vendosen vajzave në gjoks për t’i gjymtuar vajzat në mënyrë që ato të duken më pak femërore.
 
Sido që të jetë, kjo është vetëm një formë e abuzimit me vajzat, pasi që ka dyshime të bazuara për abuzime edhe më të rënda./