• |
ide | kryesore

Tmerr në Indi, përdhunojnë dyvjeçaren dhe e hedhin në park

Arkiva, Planet
rape-300x169.jpg



Në Indi përdhunimet kanë marrë përmasa të frikshme dhe kreu i qeverisë është vënë në akuzë. Pas disa përdhunimeve javën e kaluar ditën e djeshme kanë ndodhur dy përdhunime që kanë tronditur opinionin publik.

Një vajzë dy vjeç e gjysmë dhe një tjetër pesë vjeç janë përdhunuar pasditen e së premtes në Delhi. Dyvjeçarja është rrëmbyer nga dy burra dhe pasi e kanë përdhunuar disa herë me radhë e kanë lënë në parkun e qytetit me gjakrrjedhje.

Disa orë më vonë është përdhunuar një vajzë tjetër e moshës pesë vjeç po në Delhi. Dhuna ndaj të miturave është shpeshtuar javët e fundit në Indi. Javën e kaluar ishte një katër vjeçare që u përdhunua nga një burrë disa herë.

Kryebashkiaku i Delhit Arvind Kejrival akuzoi kryeministrin dhe qeverinë e tij se nuk po bëjnë asgjë për të ndalur dhunën ndaj të miturve./tema/