• |
ide | kryesore

“Il futuro è in Albania!” si na shohin italianët, (Reportazhi i Le Iene)

I pakategorizuar
le iene.png



Dikur ne do të jepnim gjithçka për të kaluar Adriatikun. 25 vite më pas, “toka e premtuar” e italianëve është Shqipëria. Të paktën ky është mesazhi i reportazhit të Enrico Lucci, gazetarit të “Le iene”. Historia po përsëritet në drejtim të kundërt, për mijëra italianë që kanë nisur një jetë të re në “vendin e shqiponjave”. Historitë e tyre vijnë në këtë kronikë përmes rrëfimit të gjithësecilit. Një mekanik, një punonjës i “call center”, madje edhe një futbollist që tregojnë rënien e paragjykimeve që media i ka ngritur duke folur vetëm për vrasës dhe hajdutë shqiptarë.

“Më thanë se në Shqipëri të vrasin, se po ta lësh çantën diku, ta marrin. Por mua më ka ndodhur që më ra portofoli dhe ma rikthyen. Më ka ndodhur mua dhe nuk do ta kisha besuar kurrë, kurrë!” thotë një prej tyre.