• |
ide | kryesore

Zagani: Si më arrestuan në mes të natës kur nisa të hetoja avionët e drogës

I pakategorizuar
ok-dritan.jpg



Ish-shefi i antidrogës në Fier Dritan Zagani ka rrëfyer momentet e arrestimit në mes të natës nga SHKB. Intervista e zhvilluar nga gazetari Basir Çollaku është transmetuar në “Opinion” dhe Zagani ka deklaruar se akuzat janë të montuara.  

Giuliani u ka dhënë disa herë informacione punë që janë konkretizuar në operacione në bisedat tuaj me dijeninë tuaj a është ai në vendin e tij i akuzuar për shpërdorim detyre se ju ka përcjellë informacione sepse komunikimet kanë qenë në telefonat dhe e- mailet e punës, në adresat zyrtare, sic jeni akuzuar edhe ju për komunikime të tilla?

Unë jam, shpall edhe kriminel për bashkëpunim me trafikantët. Nga komunikimet qe unë kam pasur dhe që kam ende për shkak të miqësisë tashmë ai vijon punën në zyrën e tij në vendin e tij i qetë pas asnjë problem të kësaj natyre, jo vetëm që s’ka akuza, nga Italia as bëhet fjalë, por s’ka as nga prokuroria shqiptare..

Unë jam arrestuar në orën 1 e 30 të natës me një urdhër arresti që nuk flet fare për mua..flet për veprimtari kriminale për një bandë të Vlorës.

Vendimi i gjykatës?

Me kërkesën e prokurorisë. Dënimi ishte i gjykatëses, Flora Hajredini dhe kur është bërë vlerësim-ndalimi insistonte gjykatësja: prokuror zotëria ndalohet si i lidhur e jo direkt. Donin të më lidhnin me zor me çështjen, ndërhynte gjykatësja për të plotësuar shpjegimet e prokurorit.

Ndalimin tuaj e ka bërë SHKB?

Po. Dhe kërkesën për ndalim e ka bërë SHKB dhe prokurori Martini ka qenë thjesht një vegël e SHKB, siç di ai të bëjë.

Pas verifikimeve për avionët informuat eprorët?

Përveç telefonatës që kam pasur nëpërmjet numrit të punës me shefin tim dhe bisedën të përsëritur edhe verbalisht me shefin tim, nuk kam arritur të bëj asgjë sepse edhe ato pak shënime që kisha hedhur, sepse punë 10 ditësh jam arrestuar, madje vlen për ta theksuar këtë. Ndërkohë që i premtova shefit që do të vazhdoj hetimin dhe do të përpilojë një informacion pas vërtetimit të faktit dhe listës me shtetas shqiptar si pilotë avionësh që mora, listë që nuk e dispononte askush.

Gjatë kohës që ishit në detyrë, a ka pasur të dhëna për trafikun e drogës me avion, për pista të tjera që përputhen me kohën e rrezimit të avionit në Divjakë?

Lidhur me avionët, unë kam qenë out deri në një moment kur më thirri shefi im I sektorit në zyre që do ta them për hjir të së vërtetës  dhe më rezulton ndër të vetmit kolegë që ka qenë korrekt në drejtim të asaj që është bërë dhe thënë në punën operative dhe profesionale zoti Skënder Hitaj.deri në atë moment kur më ka thirrur shefi Skënder Hitaj në zyrë dhe më ka bërë prezent një informacion që kishte ardhur në rrugë zyrtare për drejtorinë e policisë Fier, nga sherbmi informative shtetëror dega Lushnje për një informacion për një fakt të tillë, të dhënat për një avion që është ulur dhe ngritur në një zonë të Divjakës, por jo pikërisht atje ku bëhet fjalë që më pas u rrëzua Riformato, por në fshatin Adriatik, unë dhe shefi im jemi vënë në dijeni nëpërmjet këtij informacioni që ka ardhur në mënyrë zyrtrae, SHISH, Posta sekrete, cikluar nga drejtori për sektorin e krimit të organizuar, cikluar nga shefi sektorit dhe njoftuar unë si shefi I seksionit I linjës direkt të antidrogës

Ç’ndodhi?

Pas këtij informacioni më thirri shefi dhe më thane a del detyrë emergjente ta verifikojmë dhe ti japim një përgjigje këtij informacioni, sepse e kërkon edhe qendra lart, sa më shpejt të jetë e mundur. Ngela pak I habitur sepse nuk e besoja që të vinin avionë dhe të merrnin hashash. Kjo ka ndodhur afërsisht një muaj para se të arrestohem diku në mars apo prill 2014. Ishte periudha kur sapo kisha parë targën e minsitrit kur po më shiteshin informacionet dhe ndihesha jo I tradhtuar, por I shpartalluar dhe nuk kisha dëshirë më të merresha me punë dhe I thashë shefit të dërgojmë ndonjë oficer të bëjë verifikimin. Por ai më tha jo d të shkojmë ne të dy të bëjmë verifikimin dhe bëmë verifikimin që e kam sqaruar dhe më parë që të mos biem në përsëritje. Pas verifikimit kam mbetur pak I shokuar profesionalisht dhe mësova këtë që ishte në të vërtetë ashtu siç e kishte shkruar SHISH fjalë për fjalë nuk mungonte asnjë detaj.

Hetuat më tej?

U interesova me lidhjet dhe njohjet e mia të punës operative  dhe verifikova jo vetëm që ishte e vërtete që vinte në Divjakë për arsye të motit, sepse në pranverë zona e Vlorës, ku vinte zakonisht avionic bëhej llucë dhe ai nuk mund të ulej dot në zonën e Pishporës ku kisha informacion, kur kishte qenë moti i thatë në Vlorë kishte ardhur disa herë të tjera. Kur e verifikova mësova që ishte e vërtetë dhe funksiononte si linjë. Në Vlorë mësova që ishte e vërtetë që vinte edhe për hashash. Ishte linjë dhe ka funksionuar shumë herë. Dhe nga ajo që mu tha se që në fushatën zgjedhore ka nisur të vijë, për herë të parë në Vlorë dhe ishte perfeksionuar si linjë që njihej mirë nga trafikantët e Vlorës. Trafikantët e Vlorës përveç trafikut në rrugë tradicionalë që ishin mësuar edhe nga policia jo vetëm nga trafikantët për të cilët tashmë ishte njohur dhe funksiononte linja ajrore

Në këto momente  I thashë shefit ky është info shumë interesant dhe do interesohem andej matanë, do të pyes pak mikun tim se si qëndron ky problem nëse kanë të dhëna edhe italianët, të pyes nëse a ka shtetas shqiptarë që nëse nuk kanë vetë avionë a përdorin avionë të tillë, që janë të pajisur me leje drejtimi për këto lloj avionësh, meqë linja ishte Shqipëri-Itali dhe droga ishte mall Lazarati, patjetër shqiptarë ishin në mes.

Kërkova ndihmë Giulianit për një fakt të tillë nëse kishin dijeni për këtë dhe të më orientonte ku mund të filloja hetimet dhe të më ndihmonte më njohjet dhe mundësitë që ka ai për personat shqiptarë, shtetas shqiptarë që kanë patenta të tilla që drejtojnë të tillë mjete se për shtetas italianë e dija që ka. Deri në atë moment nuk e kisha menduar, ishte e thjeshtë të merrej një patentë të tillë të blihej një avion apo merrej me qera për t’u përdorur.

Ju erdhi përgjigja?

Me Giulianin nuk kam folur direkt atë ditë por pasi disa ditë hetimesh që bëmë ne dhe gjithmonë kam folur me të nëpërmjet telefonit të punës dhe e- mailit të punës, që ishin zyrtare si mete pune i kërkova ndihme për pilotët dhe nëse kishte ndonjë të dhënë apo fakte rreth kësaj çështje trafiku që na kishin dalë në fakte në lidhje me Italinë. Pas disa ditësh me merr në telefon miku im dhe thotë se kam kërkuar bërë një sondazh dhe kam arritur të gjej 11 shtetas shqiptarë ta kam dërguar listën e ke ne e- mailin tënd të punës.

Ky email me 11 emra pilotësh që po hetonit për lidhje me trafikun, eshtë në adresën tuaj të emailit zyrtar të punës?

Po po, është. Në adresën time zyrtarë të emailit të punës I cili nuk mund të hapet në anë të tjera dhe persona të tjerë

Eproret kanë dijeni pas mbërritjes së këtij emaili?

Normale që po, edhe mund të fshijnë të dhenat nga server qendror por gjithnjë mbetet gjurmë. Unë e kam deklaruar, sapo më mori Guiliani në telefon une e dija se isha dhe në përgjim. I kam thënë shefit tim menjëherë, shefi me ka ardhur nga miku im, një listë me 11 persona, nga këta unë momentalisht nuk arrij të identifikoj më emër mbiemër asnjërin prej tyre se çfarë përfaqësojnë. Kjo për arsye se së pari kanë shtrirje në të gjithë Shqipërinë

Bëtë verifikime, kishin biznese këta pilote në shqipëri?

Ky është diskutimi që po të them. Në këto moment I them shefin të shoh çfarë përfaqësojnë se mund të jenë dhe njerëz të pastër, të shoh a lidhen me çështjen që ne hetojmë dhe sat ë arrij të dërgoj me email që ta përcjellësh ti lart bëj verifikimet përkatëse do të përpiloj një informacion, do ta shoqëroj së bashku me listën dhe do ta përcjellësh ti lart se se kam ndërmend me u marrë më me këto muhabete.

Përveç kontakteve dhe bashkëpunimeve me Giulianin, italianët kanë dhe një zyrë në Shqipëri atë të Interforcës, keni pasur bashkëpunim me këtë zyrë, ka qenë drejtuese e kësaj zyrë në atë kohë Anna Poggi e cila ka marrë nënshtetësinë shqiptare me 10 korrik 2015 me dekret të Presidentit, pas propozimit të Ministrit të Brendshëm z. Tahiri, ndoshta për procedurë kjo?

Me zonjën Poggi nuk njihem, nuk jam takuar me të. Di kush është, kam dëgjuar shumë për të kur punoja te kufiri dhe nuk kam pasur asnjëherë marëdhënie pune, nuk më lidhte as puna dhe as funksioni organik i detyrës, sepse lidhjet me Interforcën edhe nëse do kryeheshin do bëheshin nëpërmjet shefit të sektorit dhe jo shefit të seksionit që isha unë. Por ajo q ëmë bën çudi gjëra që kanë dalë në pah gjatë fazës hetimore, kur jam arrestuar dhe më pas, më çudisin faktet, që Prokuroria e krimeve të rënda, ndër akuzat absurd që rradhit është edhe një letër, një kthim përgjigje nga interforca zyra që mbulonte zonja në fjalë, e cila mban dtaën…ndër prova prokuroria më rradhit dhe përgjigje e ardhur nga zyra ndërlidhëse e policisë italiane në Tiranë,  interforcës, me datë 4 shkurt 2014, me nr. xy, është protokolli i një shkresë të ardhur nga kjo zyrë, më paraqitën si provë, ndonëse me gjithë insistimin tim dhe të avokatit tim, edhe kjo si shumë prova të tjera të pretenduara nuk më bëhen prezent për të parë se çfarë është shkruar.

Është në dosje apo është zhdukur nga dosja?

Me ata që kam parë unë nuk ekziston, nuk e din ë është zhdukur, apo është hequr, apo nuk ka qenë asnjëherë, nuk jam njohur me të.

Çfarë pretendohet në atë shkresë sipas prokurorisë?

Nga kjo shkresë pretendohet se ka të dhëna për implikimin tim dhe kolegun tim për implikim në trafikun e drogës në drejtim të Italisë, por sa është e vërtetë dhe çfarë ëstë e vërtetë në këtë shkresë pa e parë dhe pa e lexuar…!!! Kjo shkresë ka qenë motive që unë të marr vesh kush është çështja Poggi lidhur me çështjen time.

Sipas kësaj shkrese, ju dhe z. Giuliani ishit të implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës  dhe nuk ishit të autorizuar për hetime?

Këto janë fjalë në dosje pa u prezantuar shkresa.

Kjo shkresë i është përcjellë edhe Romës, vartëse e së cilës ishte Poggi?

Normalisht zonja ka qenë nëpunëse e Romës,  dhe jo nëpunëse e Minsitrisë së brendëshme në Tiranë, kështu që duhet të jetë edhe atje. Por prokuroria ndonëse e shënon si argument dhe me nr prorkolli mua nuk ma vënë në dispozicion dhe unë nuk di se çfarë ka saktësisht ajo shkresë.

Sipas kësaj shkresë dërguar nga Poggi në Tiranë dhe Romë, atëherë duhej të niste hetimi për trafik droge edhe për kolegun tuaj Italian Alessandro Giuliani?

Normale nëse është e vërtetë ashtu siç thonë. Ose kjo është keqpërdorur dhe nuk egziston si fakt dhe është keqpërdorur nga Prokuroria për Krime të Rënda, ose ose (te 1 e 2 minuta një fikje kamere për montazhin…) nthuhet në shkresën e prokurorisë vazhdon të japë informacione për një shtetas Italian të panjohur dhe të paautorizuar për një punë të tillë, kjo duke iu referuar shkresës së zonjës Poggi.

Po ka pasur interesim nga Poggi në Romë se çfarë përfaqëson Alessandro Giuliani në këtë çështje?

Po, Poggi është interesuar edhe në rrugë zyrtare dhe sipas bisedës sime me mikun tim ajo ka marrë edhe përgjigje nga Roma zyrtare

Cila është përgjigja me aq sa keni ju dijeni?

Që Giuliani jo vetëm që është funksionar i policisë, i guardia di finanza në Shqipëri, por ka qenë dhe i autorizuar për të hetuar dhe investiguar trafikun e drogës, pra bie zyrtraisht pretendimi dhe ky sipas meje është shkaku që prokuroria I bën favore zonës poggi dhe nuk ma prezanton mua shkresën e dërguar prej saj në prokurorinë për krime të rënda. Se së pari nuk është provë, është një falsitet, një gjë e rreme, e dyta, po të paraqitet,  jo vetëm që bie si prove, por bie edhe si akuzë dhe nxjerr lakrat pastaj, se përse Poggi ka qenë e miretrajtuar në Shqipëri.

Si punonjës prej shumë vitesh në policinë e shtetit, keni informacion për punësime në strukturat e policisë të personave të implikuar në trafiqe që nga viti 98 e më pas, apo dhe më herët?

Ka. Po. Mundem, para një personeli adapt për këtë punë, që mund të jetë një prokurori e besueshme apo një gjykatë e besueshme, mund të jap edhe informacione konkrete, por fatkeqësisht  nuk janë informacione që mund të diskutohen live në media. Këto që do them, që mund ti them, janë thjesht të verifikueshme. Sepse na ka dalë në mode, ku I ke provat, provat janë shumë të thjeshta zotëri, një officer policie me rrogën e shteti, pronar hotelesh pallatesh ndërmarrjesh, apo qoftë thjesht pronar I një makinë që kushton 80 mijë euro, çfarë prove tjetër kërkon?

Mund të ketë dosje në arkiva ne në kartotekën e policisë?

Për të mos I hyrë asaj sa lek janë hedhur ne SHKB-ra  e sa kërcënime janë bërë për t’u mbyllur dosjet dhe për të mos u kaluar në prokurori

Po thoni që mund të jetë vënë dorë në dosjet e arkivave të policsë, është paguar për ti zhdukur?

Siç e di edhe ti, dhe gjithë shqiptarët, me para në shqipëri bën shumë punë. Sepse janë disa gjëra që unë mundem ti them me emra konkrete e fakte konkrete por nuk mundem ti them mediatikisht

Nëse do të kishit garanci nga prokurorë dhe gjykatyës të ndershëm dhe besueshëm ju mund të përmendni emra e fakte konkrete për këtë?

Jo mund të përmend, por mund të akuzoj emra konkret…