• |
ide | kryesore

Kosova, “poligon” i ISIS-it

Arkiva, Blog
Arbana-Xhara.jpg



Nga Arbana Xharra

Është krejt e natyrshme që pas pamjeve të tmerrshme të sulmeve në Paris, qytetarët e Kosovës, shtetit që ka një numër jo të vogël pjesëmarrësish në Siri dhe Irak, të pyesin se a ka rrezik për sulme terroriste të papritura edhe në Kosovë?

Pyetja është legjitime, duke marrë parasysh faktin që së paku 300 kosovarë i janë bashkuar “Shtetit Islamik” dhe degëve të tij në Lindje të Mesme. Rekrutimi i dhjetëra familjeve me gra e fëmijë dhe vajza të reja, që tashmë janë pjesë e ISIS-it, në forma të ndryshme nuk është ndalur.

Përmes Aeroportit të Prishtinës dhe kufirit të Maqedonisë, të rinjtë nga Kosova po rekrutohen, edhe pse në heshtje. S’ka disa javë që një vajzë 27-vjeçare nga rrethi i Gjilanit, e vetme ka marrë rrugën drejt ISIS-it. Për arsyet e rekrutimit të kosovarëve është diskutuar shumë herë dhe është dëshmuar se nuk është varfëria më shtytësja kryesore, por është ideologjia, ajo që është shtrirë tash sa vjet me intensitet të madh nëpër Kosovë.

Me komoditet, mbështetësit e ISIS-it që jetojnë brenda Kosovës, nuk e fshehën gëzimin për sulmet terroriste në Paris, madje shfrytëzuan rrjetet sociale që të përcjellin urime për ta… “Ju lumtë, o luana, allahu ju shpërbleftë”, kishte shkruar E.T.

Por ky fenomen nuk është lajm i ri për Kosovën, para disa vjetësh ende pa dalë ISIS-i, janë rrahur imamë e teologë që kanë dalë kundër ekstremizmit, janë kërcënuar gazetarë, janë prishur varreza, derisa haptazi nisën të bëjnë thirrje për të shkuar në Siri dhe Irak.

Pra elemente që të shqetësojnë për ndonjë veprim të mundshëm terrorist në Kosovë ka mjaft. Sepse mbështetësit e “Shtetit Islamik”, jo vetëm fizikë, por edhe ata virtualë, gjenden me bollëk në mesin tonë.

Shpëlarja e trurit nuk është bërë brenda natës. Me shumë strategji është vepruar, me vite të tëra, dhe sot të tillët që fshihen nën petkun e “Islamit të vërtetë” janë nëpër xhami, institucione, shkolla, universitete, FSK, Polici, media… Antiamerikanët dhe antiperëndimorët janë në rritje e në mesin e tyre gjithmonë ka potencial për të luftuar në “Tokën e Shamit”- Siri.

Por, sa janë gjasat që aktualisht dikush të vrasë pa mëshirë banorët e Kosovës me akte të ngjashme terroriste sikurse në Paris?

Tash për tash them se jo. Dhe, jo për shkak se këta tanët janë më pak të rrezikshëm se terroristët që kryen aktin në Paris, por për shkak se “Shteti Islamik” ka strategji dhe vizion. E pse u duhet të kryejnë akt terrorist atyre në Kosovë?

Në një vend i cili në nivel evropian është i katërti me pjesëmarrës në organizatën e tyre, rekrutim të vazhdueshëm, dhe me jo pak udhëheqës të “Shtetit Islamik” që janë nga Kosova, sikurse Lavdrim Muhaxheri.

Kë i duhet ta frikësojë ISIS-i në Kosovë, apo kujt i duhet t’i përçojë mesazh, kur çdo ditë e më pak flitet për ekstremizmin fetar, ku i gjithë diskursi po orientohet nga “mediat islamofobe”, ku organizatat që po merren me deradikalizëm po ia lënë fajin shoqërisë pse kanë ikur në Siri dhe Irak qindra kosovarë?

Derisa Kosova vazhdon të mbetet ambient perfekt për rekrutim dhe korridor i lehtë i depërtimit, përmes saj, në Evropë, s’ka pse dikush t’ia ketë frikën ISIS-it. “Shteti Islamik” në Kosovë është duke rekrutuar, jo fëmijë e nipa të prindërve emigrantë, sikurse në Evropë, por gjeneratë të re me prindër sekularë vendas, që fenë nuk e kanë pasur deri dje pjesë të identitetit.

Kosova nuk rrezikohet nga sulmet terroriste, pasi vendi ynë është tregim suksesi për organizata radikale islamike që kanë bindur një numër të konsiderueshëm të kosovarëve të luftojnë për interesa të ideologjive të tyre, rekrutim ky që nuk është ndalur dhe që në heshtje mbështetja e ideologjisë antiperëndimore është në shtrirje. Prishtina me kafenetë e saj përplot të rinj nuk është pasqyrë reale, mjafton të lëvizësh nëpër skaje për të parë realitetin./zeri

Pse duhet ISIS-i të kryejë sulm në Kosovë e të irritojë mbështetësit e tyre, kur organizatat vendore e ndërkombëtare, që kryesisht me financa të Arabisë Saudite dhe Turqisë, kanë arritur të bindin kaq shumë kosovarë të heqin dorë nga prejardhja e tyre shqiptare, të ndryshojnë emrat nga ata shqiptarë në Abusara…?

Sheikët e Arabisë Saudite apo organizatat shtetërore e joqeveritare të Lindjes momentalisht janë të kënaqura me kosovarët që heqin dorë nga interesant properëndimore për të kërkuar shtrirjen e ideologjisë fetare të tyre, deri në ndryshimin e Kushtetutës nga laik në islamik.

Derisa Kosova vazhdon të jetë “poligon” i “Shtetit Islamik”, me gatishmëri të djemve e vajzave të reja t’u bashkëngjiten luftërave në Siri dhe Irak, s’ka, tash për tash, ISIS-i arsye të na sulmojë!



7 Comments

  1. Shkrim i qëlluar dhe analitik

    Shkrim i qëlluar dhe analitik.

    Duhet shtuar edhe mbylljen e syve nga ana e qeverisë.

    Televizionet, shtypi dhe portalet bëjnë gjoja kjo po ndodhë diku tjetër.

    Reforma në arsim nuk shihet as me teleskop.

    Mundësi e punësimit  është gati zero – pothuajse shumica e atyre që ndryshojnë pamje, ideologji etj. marrin euro nga burime që cekët ju.

  2. Gazetare Dështake

    Shume mire e ke cek , se ketu nuk ka rrezik per sulme , se sikur te kishte ndonje rrezik ju gazetaret klloshar kurr kisht pas trimeri me shkru diqka te ngjajshme .

     

     

    DESHTAKE .

    Shko ne Emiratet Arabe ta dhojne sheikat naj gojore edhe ni grusht dollar .

     

     

     

  3. Kur vjen puna per te njohur
    Kur vjen puna per te njohur Kosoven si shtet shkoni e ju lepini koqet sheikeve. Popull mosmirnjohes.

  4. Miope, terroristet serb i ke

    Miope, terroristet serb i ke ne cdo ane te Kosoves. Mos be injoranten e shemtuar.

  5. mmmmmmmmmmmmmmm

    o "burim muti " o buke shkelur o rrop qire mere familjen dhe zhduku nga e ke rracen mother fucker/ kinez i qelbur, se ju shkerdheu serbi para mbrapa me soi e sorollop dhe tashti po ja shisni buthen arabeve

    kurse ty lorenc palla nje keshille ……..cliro bythen se kusuri vjen vete

    kineze te qelbur rrace e felliqur

  6. Korca Klloshar

    O  Korca familen ta qifsha . Qka me lidh mu me Kinez kinezt ty ti kane qire robet .

  7. Ia u mesoi greku iu korcareve
    Ia u mesoi greku iu korcareve si ta clironi bythen. Edhe grate e motrat iua leroi. Meqe e paske kaq qejf kinezet, ta qift Kina motren ku ta kesh!