• |
ide | kryesore

8 fotografitë me historitë më tronditëse prapa tyre

Arkiva, Planet
61.png



Jo rrallë herë ndodhë që një fotografi të përshkruaj shumë gjëra. Dhe jo rrallë herë ndodhë që prapa fotografive të gjenden histori nga më të ndryshmet, përfshirë edhe asi frikësuese.
Sidoqoftë, lajmi.net e sjell për ju listën e 8 fotografive me historitë më tronditëse.

Kjo është lista:

1) Bombardimet Omagh

Me 15 gusht të vitit 1998, një baba me vajzën e saj e kishin bërë një fotografi në Omagh.

Vetëm pak pasi e kishin bërë fotografinë, vetura e kuqe që shihet kishte eksploduar duke i vrarë 29 njerëz dhe duke i lënduar 220 tjerë.

2) Fotoja e klasës

Në shikim të parë kjo duket sikurse një foto normale por në fakt është një foto nga Shkolla e Mesme Columbine e cila është bërë vetëm pak javë para se të ndodhnin të shtënat e famshme të vitit 1999.

Nxënësit që shihen lartë në anën e majtë duke pozuar me duar sikurse janë duke ia drejtua armën kamerës janë Eric Harris dhe Dylan Klebold, adoleshentët të cilët pas disa ditëve i kishin masakruar shokët e klasës së tyre.

3) Travis Alexander

Kjo fotografi është gjetur në një kamerë të dëmtuar e cila ishte futur në makinën e larjes në shtëpi të Travis Alexander.

Fotografitë tjera e shfaqin Alexander të përgjakur në dyshemenë e tualetit, të cilat janë bërë vetëm pak minuta pasi që është sulmuar.

Fotografitë i ka bërë Jodi Arias, e dashura e Alexander, dhe fotoja më lartë është bërë vetëm pak minuta para se ajo ta therte dhe ta qëllonte.

4) John Lennon dhe Mark Davic Chapman

Kjo është fotografi e John Lennon duke i jap një autograf Mark David Chapman, njeriut i cili do ta vriste atë vetëm disa orë më vonë.

Chapman më vonë kishte thënë se ishte i zemëruar nga një deklaratë e John Lennon i cili kishte thënë se “Beatles janë më të famshëm se Jezusi”, duke e quajtur atë blasfemi.

Ai nuk kishte provuar të arratisej apo ti rezistonte arrestimit.

5) James Bulger dhe rrëmbyesit e tij

Kjo fotografi është bërë nga një kamerë e sigurimit në shkurt të vitit 1993, ku shihen dy fëmijë 10 vjeçar duke e rrëmbyer 3 vjeçarin James Bulger nga një qendër tregtare në Kirkby, Angli.

Pasi që e kishin marrë atë dhe kishin ecur 2.5 milje, 10 vjeçarët pastaj e kishin torturuar dhe vrarë atë, duke e lënë trupin e tij tek hekurudha.

Djelmoshat pastaj ishin dënuar për krimin dhe ishin shpallur njerëzit më të ri të dënuar për vrasje të shekullit 20.

6) Dera e Parajsës

Kjo foto i paraqet anëtarët e kultit Dera e Parajsës, të cilët në mars të vitit 1997 lideri i tyre Marshall Applewhite i kishte bindur të bënin vetëvrasje.

Ata besonin se planeti Tokë së shpejti do të shkatërrohet dhe se vetëvrasja është e domosdoshme për tu larguar dhe të ju bashkohen një anije të alienve që ishte duke udhëtuar prapa kometës Hale-Bopp.

7) John Wayne Gacy

Ju ndoshta nuk keni dëgjuar për klonin Pogo, i cili është i paraqitur në foton më lartë, por prapa grimit të tij gjendet njeriu i cili njihet si John Wayne Gacy, një vrasës serik dhe përdhunues në vitet e 1970-ta.

Kur ai nuk ishte duke u paraqitur si një kloun në festat e ditëlindjeve të fëmijëve, Gacy ishte duke i sulmuar seksualisht dhe duke i vrarë më shumë se 30 meshkuj për vetëm 6 vite.

Ai më vonë u bë i njohur si ‘Kloni Vrasës’ dhe u dënua me vdekje në vitin 1980.

8) Tyler Hadley

Vetëm dy të rinj në një festë, apo jo?

Epo po, përpos që djaloshi në anën e djathtë vetëm sapo i kishte mbytur prindërit e tij dhe i kishte fshehur trupat e tyre në një dhomë gjumi lartë. Ai pastaj i kishte shpenzuar 3 orë duke e fshirë gjakun para se ti ftonte shokët për një festë.

Gjatë festës, Hadley i kishte treguar një shokut të tij rreth vrasjeve, e i cili më vonë e kishte njoftuar policinë. /Lajmi.net/