• |
ide | kryesore

Misteri, Egjipti do të hapë varrin e faraonit mitik Tutankhamon

Arkiva, Planet
tutkanam.jpg



Do të gërmohet brenda mitit.

Më 26 nëntor, Egjipti ka vendosur të hapë varrin e Tutankhamon, faraonit më të famshëm.

Qëllimi është për të qartësuar njëherë e mirë hipotezën e Nicholas Revees, nga Universiteti i Arizonës.

Ai pretendon se se brenda varrit të  Tutankhamon fshihet një tjetër figurë mitike e Egjiptit të lashtë.

Bëhet fjalë për mbretëreshën Nefertiti, një nga gratë më të fuqishme të antikitetit, që ishte njëkohësisht edhe nëna e Tutankhamon.

Nicholas Revees është i bindur që pas një prej murreve të varrit të faraonit të famshëm, mund të fshihet pikërisht dhoma ku ndodhet varri i mbretëreshës Nefertiti.

Punimet do të kryhen natyrisht me teknika të specifikuara, në mënyrë që të mos rrezikohet ambienti delikat i varrit.

Punimet do të zgjasin tre ditë./tema/