• |
ide | kryesore

Parashikimi i Nostradamusit të ri: brenda gjashtë muajve nis Lufta e Tretë Botërore

Arkiva, Planet
vcbcvn.JPG



Sipas një personi të ri të vetëshpallur si Nostrdamusi i ri, Kina dhe Rusia do të fillojnë luftën e tretë botërore kundër SHBA-ve, brenda gjashtë muajve të mbylljes së kufijve të Evropës për shkak të krizës së migrantëve, shkruan e përditshmja angleze Express.
 
Pastori Ricardo Salaza, që është i fundit në linjën e profetëve të botës fetare, beson se një asteroid masiv gjithashtu pritet të godas tokën, duke shkaktuar kështu tërmete në gjithë globin dhe vdekjen e më shumë se 1.2 miliardë njerëzve, transmeton lajmi.net.
 
Pastori pretendon se është Nostradamusi i ri i cili ka parashikuar datat për sulmet e asteroideve, luftën e tretë botërore dhe madje edhe ardhjen e dytë të Krishtit.
 
Ai është aq i sigurt se ka të drejtë, sa që gjithë profetët e tjerë të vetëshpallur kanë dështuar para tij. Ai madje ka caktuar një afat kohor për ngjarjet e fundvitit dhe ardhjen e dytë të Krishtit në vitin 2023.
Nëse shpresoni që viti 2016 do të jetë më i mirë, gjasat për këtë janë shumë të vogla nëse janë për t’u besuar paralajmërimeve të pastorit Ricardo Salazar.
 
Në një video të postuar së fundmi në YouTube, ai u bën thirrje njerëzve të blejnë ushqim, ujë dhe ilaçe për të paktën një vit, duke krijuar kështu panik tek qytetarët.
Pastori Salazar, një avokat peruan që aktualisht jeton në Japoni, ka përpiluar një listë të ngjarjeve që ai i ka parashikuar se do të ndodhin:
 
Kah fundi i vitit ose në fillim të vitit 2016: Evropa do të mbyllë kufijtë e saj për refugjatët, të ndjekur nga vendet e tjera përfshirë SHBA-të, ku do të hyjë në fuqi ligji ushtarak.
Në shkurt 2016: Kina do të sulmojë Japoninë.
 
Në prill 2016: Një yll do të bëhet i dukshëm dhe do të jetë më i madh çdo natë, para se Rusia të konfirmon ardhjen e një asteroidi.
 
Nga 15 deri në17 maj 2016: Rreth orës 2:20 të kohës lokale të Porto Rikos, një asteroid 5.6 km i gjerë do të godas tokën. Kjo goditje do të shkaktojë tërmete dhe cunami në gjithë botën, duke lënë të vdekur fillimisht rreth 1.2 miliardë njerëz.
Menjëherë pas goditjes së tokës nga asteroidi: Vullkanet në gjithë globin, duke përfshirë atë në parkun Yellowstone të SHBA-ve do të shpërthejnë, duke ngritur kështu hirin deri në bllokimin e diellit, dhe duke shkaktuar akullnajë njëvjeçare dhe zhdukjen e një copë të madhe të Kalifornisë.
 
Më 16 qershor 2016: Lufta e tretë botërore do të shpërthejë kur Rusia dhe Kina sulmojnë rëndë SHBA-të e dobësuara.
 
Më 25 tetor 2016: Aleanca Rusi/Kinë do të fitojnë në luftën e tretë botërore.
 
Në mars 2017: Yeni kinez do të bëhet monedha e re globale.
 
Në fund të vitit 2018 ose në fillim të vitit 2019: Rusia do të sulmojë Izraelin.
 
2020: Antikrishti do të arrijë në Tokë dhe do të na sundojë të gjithë ne
 
2023: Ardhja e dytë e Krishtit që pritet të sjellë shpëtimin