• |
ide | kryesore

Shenjat se familjari i vdekur gjendet afër nesh

Arkiva, Planet
aa_1448452411-790415.jpg



Ka shumë njerëz që pretendojnë t’i kenë parë të afërmit e tyre edhe pas vdekjes. Ja disa shenja se i afërmi juaj i vdekur është ende afër jush.

Ëndrrat

Kur flemë, vibracioni i tyre rritet, duke u bashkuar gati me atë të të dashurve të vdekur. Meqë mendja jonë e pavetëdijshme është më pak e trazuar sesa mendja jonë e zgjuar, atëherë shpirti i të vdekurve e ka më të lehtë që të kontaktojë me ne. Për shumë njerëz, ëndrrat e kësaj natyre kanë domethënie reale, për dallim nga ëndrrat e tjera. Po ashtu, keni mundësi shumë më të madhe që ta mbani mend këtë ëndërr, sesa ëndrrat e tjera. Kur të shihni ëndrra të këtij lloji, kini kujdes. Ato mund të jenë mesazh nga të vdekurit tuaj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Aromat e çuditshme

Të dashurit tonë të vdekur shpesh e bëjnë të ditur praninë e tyre duke lëshuar aroma, të cilat ne i njohim si të tyre. Kjo ka logjikë të madhe, duke pasur parasysh se aroma ka lidhjen më të fortë me memorien, sesa shqisat e tjera.

Për disa, aroma mund të jetë parfumi i preferuar, apo aroma e llullës së duhanit. Për të tjerët, ajo mund të jetë aroma e ndonjë ushqimi të preferuar. Aroma në fjalë shpesh është aq e lehtë, saqë mund të pyetemi a është ajo pjellë e imagjinatës tonë, por nuk duhet. Duhet ta dimë se sa energji kanë shpenzuar të dashurit tonë të vdekur për të na dërguar ato aroma. Merrini ato si dhurata.

Image

Gjësendet e zhvendosura

Kur i vendosni syzat në tavolinë, e të nesërmen i gjeni në kuzhinë, mund të mendoni se keni filluar të çmendeni. Por, në disa raste kjo mund të jetë shenjë se familjari juaj i vdekur e ka bërë këtë gjë. Të tjerët mund të gjejnë gjëra edhe më konkrete, p.sh. fotografinë e të ndjerit në një vend ku nuk e kanë lënë vet. Sidomos stolitë e të vdekurve, nëse i gjeni papritmas, atëherë janë shenja të qarta se ata duan t’ju bartin një mesazh.

Image

Këngët

Ndodh rastësisht, derisa jeni duke udhëtuar, të dëgjoni shumë këngë me të njëjtën tematikë, p.sh. me fjalën “engjëll”, apo “lutje”. Në një rast të tillë, një personi i ka ndodhur që të dëgjojë këngë nga USB-ja e tij që kurrë nuk i kujtohej t’i ketë vënë aty. Në një rast tjetër, një njeri i cili ishte duke vozitur shumë shpejt në një rrugë të rrezikshme, kur e ndezi radion e veturës, dëgjoi një vërejte rreth vozitjes së pakujdesshme edhe pse më pas konstatoi se radiostacioni në fjalë kurrë nuk e kishte transmetuar atë vërejtje. Në fund, njeriu erdhi deri te përfundimi se këtë vërejtje ia kishte bërë dikush nga “bota tjetër”

Image