• |
ide | kryesore

Po vjen fundi i botës

Arkiva, Planet
bot.jpg



Çdo gjë që është krijuar, është lindur, doemos e ka edhe fundin, shkatërrimin e vet. Kjo, për fat të keq, vlen edhe për planetin tonë, Tokën
Ka teori dhe parashikime ndër më të ndryshmet rreth asaj se si do të vijë fundi i botës, kiameti, apo apokalipsi. Ja disa prej tyre.
 
Epidemia e zombive
 
Ndoshta duket si një mundësi jo aq reale për përfundimin e botës, por nuk mundet as të përjashtohet. Ekziston një kërpudhë parazite, e quajtur Ophiocordyceps unilateralis, e cila është reale. Është parë se një kërpudhë e tillë mund të shkaktojnë një reagim të tillë në trurin e njeriut, i cili mund t’i bëjë të vdekurit që të ecin, pra t’i shndërrojë ata në zombi. Nejse, edhe nëse nuk i shndërron të vdekurit në zombi, një kërpudhë e tillë mund ta shfarosë racën njerëzore.
 
Bio-toksinet
 
Duket e çuditshme që ndokush deri tani nuk ka kryer ndonjë sulm masiv terrorist me armë kimike, apo biologjike. E tëra që nevojitet është një sasi e vogël e ndonjë bakteri, i cili shkakton sëmundje të vjetra, për të cilat më nuk ekziston imunitet dhe njerëzimi të bjerë i vdekur, sikur të korrej. Kur e kemi fjalën te sëmundjet…
 
 
Sëmundjet e reja
Që të gjithë ne duam që të shtiremi se nuk ka gjasa që ndonjë i marrë, tani derisa flasim, të mos jetë duke punuar në ndonjë laborator, për zbulimin apo krijimin e ndonjë sëmundjeje të re, e cila do të mund të përhapej me lehtësi dhe ta korrë njerëzimin, para se shkencëtarët të zbulojnë ilaç kundër saj. Për shembull, Ebola nuk ekzistonte viteve të 50-ta, ajo u zbulua vetëm në vitin 1976. A mendoni se nuk mund të krijohet një sëmundje e tillë edhe tani, a?
 
Ndonjë fenomen global natyror
Këtu mund të përfshihet gjithçka. Nga ngrohja globale, e deri te cunamet masive që mund të shkatërrojnë shtete të tëra. Ne këtë shpesh e injorojmë, por natyra ka fuqi aq të mëdha shkatërruese, sa s’ta merr mendja. Realiteti është se, gjatë 20 viteve të fundit, stuhitë janë intensifikuar dhe pritet që ky trend të vazhdojë dhe të bëhet edhe më i keq.
 
 
Vrima e zezë e shkaktuar nga njeriu
Tesla bëri disa shpikje të rëndësishme, falë intelektit të tij të madh. Edhe pse ekzistojnë vrima të zeza, të cilat paraqiten ndonjëherë tepër afër Tokës, rreziku më i madh vjen nga miliona mendje “brilante” që mundohen të krijojnë gjëra të tilla, pra vrima të zeza. Tingëllon si fantazi shkencore, por nuk është e pamundshme.