• |
ide | kryesore

Marion, një mis politik në dinastinë e Lë Pen-ëve

Arkiva, Planet
marion.jpg



Eshtë fytyra rinore e Frontit Nacional, në krye për presidencën e rajonit Provencë-Alpe-Bregu i Kaltër, pikërisht në vendin që dikur ishte bastion i gjyshit, në toka të konsideruara shumë besnike.

Marion Marèchal-le Pen, që mbush 26 vjeç pas pak ditësh, provoi për herë të dytë, pas humbjes në zgjedhjet rajonale të 2010-ës dhe kete radhe ja doli. Ajo është bërë deputetja më e re në moshë e Francës në 2012, dhe zgjedhjet e fundit rajonale mund ta ngjisin atë në krye të njërit prej 13 rajoneve më të rëndësishëm të Francës metropolitane.

Që e vogël ajo shfaqej si vogëlushja në krahët e gjyshit, në manifestimet e tij elektorale, pastaj në pranverën e kaluar u rebelua, mori vendin e saj si kandidate dhe kontribuoi për të dhënë një të shyrë, në luftën atvrasëse mes tezes Marine kundër kreut dhe themeluesit të Frontit Nacional. “Nuk mund të jetë më president i Frontit Nacional”, deklaron mbesa e dashur, të cilën udhëheqësi i moshuar e konsideronte trashëgimtaren e tij të vërtetë politike.

E dalë gjithësesi e paprekur nga zënkat familjare, shfaqet krah më krah në fushatën e fundit elektorale me presidenten Marine, që nga ana e saj u rendit e para në rajonin e Nord-Pas-de-Calais-Picardie. Por të dyja janë vënë ballë për ballë, me Marion që nuk pranon rrugën e “zhdoganimit” të partisë që ka ndërmarrë tezja, të cilës më shumë i intereson, me sa duket, gara për në pallatin presidencial pas 16 muajsh. Në këta vite politike, bjondina Marion, e shprehur kundër martesave të homoseksualëve, ashpërson tonet, deklaron që Franca nuk është tokë e Islamit apo që dëshiron të mohojë fondet publike për planifikimin familjar që “banalizon abortin”. Deri kur kërcënon, pak muaj më parë, gazetarët, me rastin e një çmimi për një eksponent të Frontit Nacional, i bojkotuar në minutën e fundit: “Do jua hedhim, kur të vijmë ne, do ju bëjmë vërtetë keq…”.