• |
ide | kryesore

Hitleri falsifikoi vdekjen e tij para se të arratisej në Tenerife

Arkiva, Dossier
hitleri.jpg



Duke përdorur dokumentet, të pa para asnjëherë më parë, ish­hetuesi i OKB­së për krimet e luftës John Cencich konkludon se diktatori Adolf Hitler nuk e ka vrarë as veten e as gruan e tij Evan Braun në “Führerbunker”.

Duket se Lufta e Dytë Botërore mund të ketë përfunduar me një fat të mirë për udhëheqësin nazist – i cili kishte jetuar një jetë luksi nën diell ndërsa bota mbante zi dhe ishte e uritur, transmeton Telegrafi.

Crencich, i cili udhëhoqi hetimet e luftë në ish­Jugosllavi, ka thënë se mendonte se teoria konspirative e vdekjes së Hitlerit nuk kishte kuptim.

Por pasi kishte kërkuar mes 700 faqeve të reja të dosjeve të deklasifikuara amerikane dhe pas udhëtimit për në pika të ndryshme – në rrugë të dyshuara të arratisjes, ai tani është i bindur se Fyhreri i Rajhut të Tretë ka jetuar, madje në luks, i ekspozuar ndaj rrezeve të diellit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, në mesin e dëshmive bindëse se Hitleri ka falsifikuar vdekjen e tij është fakti se trupi i tij është regjistruar nga rusët si pesë inç më i shkurtër se i diktatorit.

Një kafkë me një vrimë plumbi ishte e thënë të jetë gjithashtu më e vogël.

“E vërteta e pranuar se ai kishte kryer vetëvrasje është e paqartë”, ka thënë Crencich.

Kufoma e Hitlerit gjithashtu u zhduk para se autoritetet britanike dhe amerikane mund ta kontrollonin atë.

Në dokumentet e fshehta, shefi i FBI­së, J. Edgar Hoover ka thënë se nuk kishte asgjë për të provuar se Hitleri kishte vdekur.

E Crienich së bashku me veteranin e CIA­s, Bob Baer, zbuluan një rrjet të tuneleve që formuan një rrugë për në Aeroportin e Tempelfhofit, Berlin.

Hitleri atëherë mendohet të ketë fluturuar drejt Spanjës dhe pastaj në ishujt Kanarie.

Ishujt përfshijnë destinacione me diell të favorizuara nga britanikët si Tenerife, Fuerteventura dhe Lanzarote.

Prej aty është menduar se ai përfundimisht udhëtoi me një nëndetëse në Argjentinë, ku u takua me shokët e tij të pasur.

Atje ai udhëhoqi një jetë të luksit në një kompleks të fshehtë.

Crienich ka thënë: “Unë jam me të vërtetë i kënaqur me atë që kemi gjetur, Ai mund ta ketë bërë këtë”.

Ndoshta ai mund të ketë hequr dorë nga të qenit një antialkoolist dhe rifilloi të pi birrën e tij?

Teoritë rreth shpëtimit gjallë të Hitlerit nuk janë të reja, me disa të dala pothuajse menjëherë pas shpalljes në radio të vdekjes së tij në vitin 1945.

Por misteri gjithmonë është provokuar nga ajo që sovjetikët, të cilët të parët mbërritën në Berlin, gjetën në të vërtetë jashtë bunkerit të Hitlerit.

Nga provat duket se rusët dështuan me hetimin e tyre.

Edhe diktatori sovjetik Joseph Stalin nuk besonte se shefi nazist dhe gruaja e tij kishin vdekur./mapo/