• |
ide | kryesore

Protesta e Kosovës, frikë për Parinë e Tiranës

Arkiva, Blog
karanxha.jpg



Nuk eshte per t’u habitur fakti qe shtypi elektronik si nje nga mjetet e difuzionit me te fuqishme sot ka qendruar pothuajse ne qetsi per protesten e Prishtines ku “qellimi i perbashket” organizimi dhe mesazhi i qarte i kalon kufinje e nje levizje shoqerore dhe mund te kthehet ne nje levizje politike per rrezimin e klases se korruptuar.

Ka nje qellim qe mediat e kontrolluara nga paria dhe nga banda militantesh te rrine gojembyllur sot. 

Kosova per ta nuk duhet te behet shembull. Njerzit duhet te rrine ne erresiren ku kane ngeleur dhe te gezojne per nje kothere qe u jep paria. Protesta ne Kosove perben frike, ajo ve ne pikpyetje ligjitimitetin e nje klase te korruptuar ne Kosove po ashtu dhe ne Shqiperi, dhe popullit te Kosoves nuk i mungon guximi te ngrihet kunder padrejtsive. Protesta e Kosoves perben frike per Parine e Tiranes sepse i jep kurajo popullit.

“ Ngrihu dhe bej te degjohet zeri yt. Ti je sovrani, dhe jo klasa politike e cila ka akumuluar pushtetin polik, ekonomik dhe drejton ate shoqeror ne hullite e saj”. Paria e Tiranes eshte ajo qe ka legjitimizuar krimin, vjedhjen, abuzimin, korrupsionin, vrasjen, e shume e shume te tjera, dhe ne se populli do ngrihet do jete fatale per te.

Prandaj Gazetat nuk shkruajne gje sepse ato paguhen te kycin gojen kur duhet dhe te flasin kur i intereson parise. 100,000 mije shqiptare te gjitha moshave dhe profesioneve i thane jo rruges dhe praktikave antikombetare te qeverise se Kosoves. Per shtypin tone kjo nuk perben lajm, sepse eshte konflikt i hapur interesash. Shtypi elektronik eshte ai qe lexohet jashte kufinjve te Shqiperise dhe si mjet difuzioni nuk mund te dale kunder padroneve. Por sa do vazhdoj media kete loje te cilen e ben bashkefajtore dhe bashke-pergjegjse ne mizerine tone kombetare? / Valbona Karanxha – Marrë nga xlpress.tv me titullin origjinal" Protesta e Kosoves perben frike per Parine e Tiranes sepse i jep kurajo popullit"

 



1 Comment

  1. Jane plotesisht te verteta

    Jane plotesisht te verteta ato qe thuhen na artikull lidhur me parine e Tiranes.Bravo autor.