Është e vështirë ta njohësh në këtë mënyrë, por bëhet fjalë për princeshën Mary të Danimarkës. 44-vjeçarja është fotografuar ditët e kaluara ndërsa çon dy binjakët e lindur nga martesa me princin Federico. Pa eskortë, pa makinë blu, pa shoqërues fëmijësh ajo çdo mëngjes çon fëmijët e saj 5-vjeçarë në kopsht. Pas saj shkojnë shpesh edhe burri Federico dhe qeni Ziggy. Shpesh ajo është fotografuar për jetën e saj të thjeshtë dhe shpirtin sportiv. Australiania shpesh është vlerësuar më shumë se princesha Kate e Anglisë. Edhe Mary vjen nga një familje e thjeshtë. Takimin me princin e pati në një pub gjatë Olimpiadave të Sidneit në vitin 2000. /lapsi.al/