• |
ide | kryesore

Ermal Meta mbështet të drejtat Gay, pikturon ylberin në portret

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Kantautori shqiptar i emigruar prej 22 vitesh në Itali ka gjetur një mënyrë të veçantë për të shprehur solidaritetin e tij me komunitetin Gay. Ndryshe nga artistë të tjerë që performuan me simbolin e homoseksualëve në formë shiritësh shumëngjyrësh të lidhur pas trupit, Ermal Meta kishte pikturuar ylberin në pjesën e syve. Gjetja e tij artistike në skenën e “Sanremo”-s është përshëndetur nga fansat dhe përkrahësit e kauzës së martesave Gay, çështje e cila po debatohet së fundi në parlamentin italian.