• |
ide | kryesore

Zbulohet kartela mjekësore/ Hitler kishte vetëm një testikul dhe penis të vogël

Arkiva, Planet
Eva-Braun-Adolf-Hitler.jpg



A mund të jetë seksi, shkaku i krijimit të një prejk personaliteteve më çnjerëzorë të historisë? Për gjendjen shëndetësore të Adolf Hitler është folur shpesh, po këtë herë historianët kanë gjetur një kartelë shëndetësore që për shumë kohë ishte mbajtur sekret nga autoritetet gjermane. Aty thuhet se “Fuhrer vuante nga criptorchidizmi, apo thënë ndryshe kishte vetëm një testikul. “The Sun” shkruan se nga hetimet e thelluara del ky ishte problemi që ai e kishte gjithmonë problem të zhvishej përpara personave të tjerë. Hetimet kanë shkuar edhe më tej kur është zbuluar se Hitler vuante edhe nga ipospadia, që do të thotë se përpasat e penisit ishin shumë të vogla.

Historianët Jonathan Mayo dhe Emma Craigie flasin në librin e tyre të fundit “Hitler’s last Day: Minute by Minute”, jo vetëm për problemet seksuale të tij, por edhe për temën seksuale. Nga fakti që nuk u bë kurrë baba ai promovoi racën ariane. Mësohet se vetë përdorte hormone dhe kokainë të siguruara nga mjeku i tij personal,Theodor Morell, për takimet seksuale me Eva Braun. Takimet duken shumë të rralla. Kjo edhe nga dëshmitë e mbledhur nga njerëz pranë tij.

“Në anjë mënyrë nuk do ta quaja Adolf Hitler si një njeri korrekt në raportet me gratë” – është shprehur në atë kohë arkitekti nazist Albert Speer. “Me Eva Braun dukej qartë që ai takohej shumë rralllë, për të mos thënë që për muaj të tërë nuk flinin bashkë”.

Për fat të keq në kohën e tij të artë ishin mijëra gra që e shihnin atë si idhull dhe që i shkruan letra duke i shprehur hapur dëshirën për të fjetur me të. Për fat të keq që për Hitlerin këto ishin një makth i vërtetë. /lapsi.al/