• |
ide | kryesore

Prokuroria: Letra nga Italia për pajisjen e përgjimit e pavlerë, nuk ka firmë dhe vulë

I pakategorizuar
letra.png



Prokuroria e Tiranës vlerëson se letra e ish – Drejtorit të Policisë Italiane Alessandro Pansa, në formën e mbërritur në Prokurorinë Shqiptare nuk mund të konsiderohet si material procedurial.

Burime pranë Prokurorisë bëjnë me dije se kjo letër nuk ka firmë, vulë dhe datë, si dhe nuk ka të përcaktuar se me çfarë cilësie e ka shkruar letrën e përcjellë nga Ambasadori i Italisë në Shqipërisë.

Sipas të njëjtave burime, organi i akuzës mësohet se ka kërkuar informacion nga “Interforce”  nëse letra e dërguar nga Pansa është dërguar në cilësinë e eprorit më të lartë.

Sipas Prokurorisë, në letrën e dërguar nga ish – kreu i policisë italiane, nuk gjenden përgjigjet mbi informacionin e kërkuar nga akuza shqiptare.

Prokuroria mësohet se është në pritje të informacionit të kërkuar nga “Interforce”.

Një ditë më parë Televizioni Klan zbuloi letrën e ish – shefit të policisë italiane, drejtuar Kryeprokurorit Adriatik Llalla lidhur me paisjen e përgjimit IMSI Catcher. Në të sqarohej se, pajisja e shumëpërfolur për përgjime telefonike në Shqipëri nga Policia Shqiptare, nuk ka mundur të bëjë asnjë lloj përgjimi. S’ka përgjuar as telefonata, mesazhe apo komunikime në internet.

Në letër thuhej se paisje ka qenë gjithnjë nën kontrollin e autoriteteve italiane dhe është përdorur për trajnim të efektivëve të Policisë Shqiptare./tvklan.al/