• |
ide | kryesore

Kaçe “thumbon” shqiptarët e Zvicrës me një mesazh në Facebook

I pakategorizuar
tmp_31496-kacee-1486964486.jpg



Mesfushori shqiptar, Ergys Kaçe, ka lëshuar një sulm të pa parë ndaj shqiptarëve që luajnë për Zvicrën.

Ai ka thumbuar ata, duke thënë se për veten e tij nuk e ka pasur aspak të vështirë që të zgjedhë Shqipërinë para kombëtareve të tjera. Kaçe refuzoi kombëtaren e Greqisë dhe erdhi të luajë për Shqipërinë.

“Nuk e kisha aspak të vështirë për të bërë zgjedhjen e duhur. Jam shqiptar 24 karat”, ka shkruar Kaçe në profilin e tij në Facebook.

Ergys Kaçe pritet të luajë nga fillimi në ndeshjen e sotme të Shqipërisë ndaj Zvicrës, e cila do të jetë e para për Kombëtaren shqiptare.