• |
ide | kryesore

Siguria në ndeshjen me Zvicrën, edhe policë shqiptarë në Lens

I pakategorizuar
098765.jpg



Për të ruajtur sigurinë gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër që do të luhet sot, nuk janë të angazhuar vetëm forcat franceze të policisë.

Por edhe policë shqiptarë, madje me uniformë të Policisë së Shtetit.

Lapsi.al sjell foto nga rrugët e qytetit të Lens, ku siç shihet ka oficerë të policisë shqiptare me uniformë të bardhë.

Kryesisht detyra e tyre është të qëndrojnë pranë tifozerisë shqiptare, për të komunikuar dhe orientuar në çdo rast, si dhe për të shmangur incidente të mundshme.

Një praktikë e tillë është ndjekur edhe me tifozeritë e vendeve të tjera që marrin pjesë në Euro 2016.

Ky kampionat Europian ka të veçantë ndër të tjera sepse zhvillohet nën një kontekst jo të favorshëm për Francën, po të kujtojmë këtu sulmet terroriste të pak muajve më parë.

Sidoqoftë autoritetet e sigurisë kanë garantuar për mbarëvajtje të këtij eventi që tërheq pas vetes qindra mijëra tifozë nëpër stadiume dhe miliona shikues në mbarë botën.

/LAPSI.AL/