• |
ide | kryesore

Martohet bjondja seksi e Top Channel, është shtatzënë!

Arkiva, Paparazzi
krusit.jpeg



Pavarësisht se është larguar prej pak kohësh nga ekrani, Kristela Gjoka mbahet mend për pjesëmarrjet e saj në emisionin “E Diell” apo “Next” në Top Channel. Bukuroshja me buzëqeshjen e ëmbël është duke shijuar ditë të bukura teksa tashmë lidhja me reperin kosovar Noga, do të zyrtarizohet me atë që njihet si hapi më i rëndësishëm në jetën e një çifti.

Kristela dhe Noga, sipas Prive, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë këtë fundjavë, më 17 qershor. Ceremonia thuhet se do të jetë luksoze ndërsa përgatitjet për dasmë u përshpejtuan për shkak se ata po presin një fëmijë.