• |
ide | kryesore

Të gjitha detajet e gënjeshtrës së Ramës me bluzën e kombëtares

Arkiva
ramabluz_0.jpg



Të hënën makina e propogandës së kryeministrit provoi të hidhte hapin e parë. Top Channel njoftoi në lajmet e tij se sipas presidentit Armando Duka, është vetë Edi Rama që ka dizenjuar bluzën e re kombëtares shqiptare. Pra sipas këtij lajmi shqiponja e dedikuar mbi fanelën e kompanisë « Macron » qenka një vizatim i Edi Ramës. Madje lajmi i topit që dukej sikur ridhte nga Duka dhe jo nga kryeministri bënte me dije se ende në iPhone e presidentit të FSHF gjendeshin skicat e Ramës.

Përpos Top Channel “spin doctors-at” e kryeministrit u përpoqën të shpërndanim këtë lajm pa burim edhe ne media të tjera dhe në portale.

Pa shumë sukses.

Ndoshta ka qenë kjo dhe dëshira e papërballueshme e Ramës për tu bashkëngjitur me suksesin e kombëtares,  që e detyroi kryeministrin ta thotë vetë më zë dhe figurë variantin e tij.

“Unë e kam pasur privilegjin e madh ta vesh fanellën e Kombëtares dhe ia njoh peshën që ka mbi lëkurë bluza kuqezi, e cila me siguri, rëndohet ende më shumë sa më lart ngjitesh në të përpjetën e kompeticioneve ndërkombëtare!…

Idenë e shqiponjës në fanellë e kam pasur në fakt prej disa kohësh, kur i shikoja me vëmendje e nganjëherë me zili uniformat e skuadrave të tjera. Por m’u dha rasti ta ndaj këtë ide me Armando Dukën gjatë përgatitjeve të para për në Francë” tha Rama të mërkurën në mbrëmje për Klan Kosova, ku tregoi se si ai kishte vizatuar skicat që, ashtu sikurse kish thënë një ditë më parë Top Channel, u gjendkan në iPhone e Armando Dukës.

Kaq u desh që të fillonte interesimi për këtë gënjeshtër të madhe. Edhe Lapsi,al filloi investigimin e tij…

Fotot e tregojnë këtë. Ato dëshmojnë se në federatën e futbollit ka pasur nje diskutim real se çfarë uniforme do të zgjidhet. Pamjet më sipër tregojnë variantin që propozonte kompania Adidas. Por meqë kombëtarja shqiptare këtë herë kërkonte një fanelë më të personalizuar u zgjodh firma Macron e cila qe e gatshme të bënte një bluze me dizain të veçante për pjesmarrjen e parë të Shqipërisë.

Dhe u vendos të procedohej kështu. Firma Pik Kreation do të dizenjonte bluzën ndërsa Macron do e prodhonte atë. Ne kemi arritur të sigurojmë edhe një nga variantet e Pik, i cili nuk u aprovua, ai me rombe (Poshte) gjithashtu të vizatuara nga kompania në fjalë.

Mes tyre varianteve u bë një garë e vertetë. Pra u paraqitën tre modele përmes të cilëve fitoi njëri. Ashtu siç dëshmon dhe faqja në facebook e Pik ata kanë imagjinuar, vizatuar dhe rrealizuar gjithçka.

Më pas rreagoi edhe vetë kompania, në profilin e saj në Facebook : “Fanela e re, “Triumfi”, mbart mbi vete elementët tanë kombëtarë, të sjellë në mënyrë moderne, por pa e humbur identitetin e lavdishëm” – shkruan “PIK Creative” e cila botoi dhe të gjitha skicat dhe detajet e punës që kishte bërë.

Tani nuk kishte më asnjë dyshim. Rama thjeshtë gënjeu. Gënjeu me anë të këshilltarëve të tij Top Channelin dhe më pas gënjeu me gojën e vet në Klan Kosova.

Por tani që mashtrimi ka dalë sheshit pyetja është: përse e bën kryeministri këtë.

Përgjigjja është e thjeshtë: ai nuk ka me çtë krenohet përpos se me suksesin e kombëtares që ka marrë një përkrahje plebishitare nga mbarë shqiptarët.

Pikërisht këtë gjë bëri Rama edhe në muajin nëntor.

Gjithkush e mban mend se si çfarë cirku bëri ai për tu identifikuar me kualifikimin e kombëtares për në Francë, pas fitores 3-0 në Armeni. Gjithkush e mban mend si i la ai futbollistët pa drekë, vetëm e vetëm që të ogranizonte para kreut të shtetit ceremoninë e pritjes. Gjithkush e mban mend se si ndryshoi ai axhendën e kombëtares vetëm sepse më pas i duhej të nisej për një vizitë zyrtare për në Çeki. Dhe së fundi të gjithë e mbajnë mend se si organizoi një emision te rregjistruar të procesit sportiv në Top Channel që të rrëmbente edhe në mbremje kur nuk do ishte në Shqipëri, vëmendjen e publikut përkrah fitimtarëve. 

Këtë u përpoq të bënte edhe tani. Por fatkeqësisht dështoi. Sepse këtë herë gënjeshtra qe kaq e trashë sa i pati këmbët shumë të shkurtëra. (Lapsi.al)