• |
ide | kryesore

Kush mund ta kontrollojë kompjuterin e Haki Çakos?

I pakategorizuar
hakicako.jpg



Prokurori i dosjes së përgjimeve nuk ka besim se specialistët e Laboratorit të Policisë Shkencore, do të kryejnë më ndershmëri detyrën që i takon, kontrollin e kompjuterit të shefit të tyre, Haki Çakos. Hetuesit dyshojnë se Haki Çako mund t’i bëjë presion, ose mund të ndërhyjë në një mënyrë apo tjetër në manipulimin e rezultateve të ekzaminimit të kompjuterit të tij, që është sekuestruar nga prokuroria. Për këtë arsye, kompjuteri i punës së Haki Çakos, qëndron prej javësh në prokurori. Materialet nuk janë verifikuar ende, për shkak se prokurorët do të caktojnë një ekspert privat dhe nuk do të pranojnë specialistët e policisë. Bashkë më kompjuterin e Haki Çakos, në prokurori qëndron edhe server i kamerave të sigurisë të Qendrës Operacionale, ku qëndroi makina me pajisjen IMSI Catcher. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako akuzohet për shpërdorim të detyrës, në lidhje me çështjen e përgjimeve dhe përdorimin e pajisjes përgjuese IMSI Catcher.