• |
ide | kryesore

Arrestohen 3 persona, dyshohet se dhunuan biznesmenin libanez Fadi Mitri

I pakategorizuar
fadi-mitri.png



Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar si autorë të dhunës ndaj biznesmenit libanez Fadi Mitri. Ata janë nga Shijaku dhe u arrestuan në këtë zonë. Mësohet se të arrestuarit janë shtetasit me inicialet A.B, B.B e R.M. Policia pritet të japë të dhëna mbi motivin e dhunës që ata ushtruan të shtunën ndaj biznesmenit. Ata improvizuan një aksident me makinën e biznesmenit dhe më pas e nxorrën nga makina dhe e goditën me sende të forta. Fadi Mitri tha në polici se ata i kërkuan të ikte nga Shqipëria dhe të ndërpriste punimet në Gjirin e Lalsit. Në këtë kompania e tij do të investojë afro 180 milionë euro për ndërtimin e një fshati turistik. /Lapsi.al