• |
ide | kryesore

Përplasje mes Enver Petrovcit dhe drejtorit Çuli, aktori akuzon Teatrin Kombëtar për vjedhje

Arkiva, Paparazzi
14341535_1068768446553044_1955757671_n.jpg



Teatri Kombëtar ka publikuar në faqen e tij, një spot për të bërë publike të gjitha shfaqjet që do të vihen në sezonin e ri.

Janë tetë shfaqje që nisin që nga antikiteti dhe nuk mungojnë as ato bashkëkohoret, me regjisorë shqiptarë e të huaj, por të gjitha janë vepra ndërkombëtare. Asnjë dramë shqiptare, nuk do të ketë sezoni i ri. Ky fakt mesa duket e ka ngacmuar aktorin, regjisorin dhe autorin e njohur nga Kosova, Enver Petrovci për të komentuar në spot, shkruan “Class”.

“Nuk po kuptoj i kujt eshte ky teater “Kombetar” kur asnje drame nuk eshte kombetare. Une i kuptoj regjisoret shqiptar pse nuk i vendodin dramat kombetare sepse nuk kane mundesi me vjedhe regjiat e shfaqjeve nga Youtube. Prandaj nuk kane guxim ti vendosin dramat kombetare. I dashur drejtor i TK mos hyni ne keto kurtha te regjisoreve hajdut. Me e mire eshte nje shfaqje mesatare me drame kombetare se sa nje shfaqje e “mire” e vjedhur nga interneti”, shkuan ai.

Komentit i është përgjigjur vetë drejtori i TK, Hervin Çuli. “…jam pergjigjur disa here se nuk kam pothuajse fare qasje te regjisoreve me dramen shqipe…Si mendon ti Enver i dashur tu imponohem regjisoreve ne perzgjedhjen e tyre.Enver une mendoj se drame shqipe apo e huaj TK duhet te flase bukur shqip”, shkruan Çuli.

“Dhe thuaj ndonje llaf te mire Enver per perpjekjet qe kemi bere keto 2vjet per te rifituar publikun e humbur, per shfaqjet e shumta, per aktoret dhe regjisoret e rinj te angazhuar….Miku im te pres te shohesh shfaqje ne TK sepse kam nevoje per mendimin tend te kopjuara apo origjinale qofshin”, ka provokuar Çuli aktorin e madh.