• |
ide | kryesore

Berisha pëson 3 gola që në takimin e parë te Atalanta (VIDEO)

Arkiva, Sport
beri.jpg



Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha e nisi si titullar këtë të diel të skuadra e tij e re Atalanta në Seria A. Por debutimi i gardianit të portës kuqezi nisi mjaft keq në përballjen me Kaliarin pasi skuadra e tij u mund 3-0. Ai pësoi gol që në minutën e 8-të të takimit. Ishte Boriello që shënoi për vendasit. Dy golat e tjerë i pësoi në minutën e 55-të dhe në të 73-tën. Atalanta humbi një penallti kur rezultati ishte 1-0. Nuk ishte fajtor Berisha në të tre golat, por gjithsesi ky debutim lë shije të keqe.