• |
ide | kryesore

VIDEO/ “Le Iene” tallen me Balotellin, i dhurojnë një bide

Arkiva, Sport
screen-balotelli-bidet.png



Mund të jetë kjo java në të cilën pas 2 vjetësh dhe 3 muajsh Mario Balotelli mund të fitojë një vend në kombëtaren italiane. Pak ditë më parë mbërriti në Nice, klubin e tij të momentit komisari teknik i Italisë, Giampiero Ventura. Në fokus janë përgatitjet për përballjen me Spanjën dhe Maqedoninë në kuadër të kualifikueseve të botërorit “Rusi 2018”.

Nuk ka garanci se SuperMario do të kthehet në kombëtare, por mundësitë janë që në listën që do të publikojë të shtunën Ventura të jetë edhe emri i ish-lojtarit të Milan dhe Liverpool.

Është ky një moment mjaft i mirë për Balotelli pas disa sezoneve më shumë në hije. Transferimi te Nice e riktheu te goli duke shënuar 4 në dy ndeshje të Ligue 1. Buzëeshojen e vërtetë ia kanë dhënë “gazetarët” e programit “Le Iene”. Corti dhe Onnis i kanë dhuruar një bide, një send jo edhe aq të përhapur te familjet franceze. /lapsi.al/