• |
ide | kryesore

Foto ekskluzive/ Klement Balili duke festuar në dasëm

I pakategorizuar
balili1.jpg



Që Klement Balili ka patur mbështetje të plotë nga nivele të larta politike, kjo është thënë disa herë si nga mediat shqiptare ashtu edhe ato greke.

Fotot që lapsi.al po sjell sot janë një dëshmi e pastër se i ashtuquajturi Eskobar i Ballkanit, jo vetëm ka lëvizur lirshëm pasi ishte shpallur gjoja në kërkim, por ai ka qenë shpesh në shoqërinë e inidvidëve të veshur me pushtet që do të duhej ta denonconin si një person i dyshuar për aktivitet kriminal.

Rreth dy muaj më parë, lapsi.al botoi një lajm sipas të cilit, Balili, shëtiste i lirë në Sarandë, i pashqetësuar nga policia dhe agjensitë ligjzbatuese në Shqipëri, ndonëse ndaj tij ekzistonte një urdhër- arresti nga policia greke. Madje lapsi.al raportoi atëherë se Balili kishte festuar deri në orët e para të mëngjesit në resortin e tij “Santa Quaranta”, ku ishte i ftuar në një dasëm.
 
Personi që martohej është aktualisht drejtori i Transporteve në Sarandë, pozicion që më parë e mbante vetë Kel Balili, përpara se të shkarkohej kur u shpall në kërkim nga policia greke si kreu i një bande që trafikonte drogë në Evropë. Gjatë gjithë kohës, ai ka qenë i ulur në tavolinën e dasmës bashkë me kreun e Partisë Socialiste në Tepelenë, Dino Selimi që mban edhe postin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Transporteve në Gjirokastër. Në fotot më poshtë, bashkë me Balilin është shënuar me rreth të kuq edhe Selimi, zyrtari i lartë i Transporteve në Gjirokastër.

Këto foto vërtetojnë më së miri faktin se Klement Balili, ashtu siç raportohej nga agjensitë ndërkombëtare të antidrogës, ka patur mbështetje politike si gjatë aktivitetit të tij të dyshuar kriminal, ashtu edhe në mosveprimet për ndalimin e tij. 

Ditët e fundit, segmente të ministrisë së Brendshme, duke përdorur media të ndryshme pranë qeverisë dhe Balilit, kanë tentuar që përgjegjësinë ligjore për mosveprim ndaj Balilit, t'ia kalojnë minsitrisë së Drejtësisë duke aluduar për lidhjet e personit në fjalë me LSI. Në fakt, në këtë aferë të ngjashme me vende të Amerikës Latine, nuk bëhet fjalë për implikimin e një institucioni të veçantë, por të strukturave të tëra shtetërore të kapura nga krimi dhe korrupsioni. Rasti Balili është vetëm një shembull i degradimit të qeverisë dhe drejtësisë. /lapsi.al/