• |
ide | kryesore

Tahiri në komisionin hetimor për IMSI Catcher. Refuzon të përgjigjet

I pakategorizuar
Saimir-Tahiri (2).jpg



Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është thirrur në komisionin hetimor për pajisjen e përgjimit IMSI Catcher. Kryetari i komisionit, deputeti Flamur Noka, i ka drejtuar disa pyetje, në lidhje me deklarata e bëra prej tij për pajisjen apo nëse kishte dijeni se për çfarë është përdorur kjo pajisje. Ministri ka refuzuar të përgjigjet, duke thënë se komisioni mund t'u referohet deklaratave të tij publike ose hetimeve të prokurorisë dhe nëse ka rezerva, mund ta kallëzojë atë në prokurori. "Kjo është pyetja ime për këtë pyetje dhe për çdo pyetje që vjen pas saj", tha ai. Nënkryetari i komisionit, deputeti i PS, Pjerin Ndreu tha se këto pyetje nuk kanë lidhje me detyrën e ministrit, ndërsa vetë Tahiri nuk shprehu kundështi për pyetjet. Sipas prokurorisë, IMSI Catcher jo vetëm është futur në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, por është përdorur për të kryer hetime të paligjshme. Për këtë arsye, Prokuroria kërkoi pezullimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe arrestimin dy oficerëve të policisë. Gjykata e shkallës së parë e pezulloi Çakon, por vendimi solli një sulm të paprecedent të Ministrit të Brendshëm dhe vetë kryeministrit Rama ndaj gjyqtarit që dha vendimin. Ndaj tij, menjëherë pas marrjes së vendimit, nisi edhe një hetim pasuror nga policia, një akt që u komentua si përdorim i policisë së shtetit nga Ministri i Brendshëm për qëllime politike. Pas këtij sulmi, Gjykata e Apelit vendosi ta rikthejë Çakon në detyrë. Pajisja IMSI Catcher nuk është sekuestruar ende, pasi misioni italian Interforce, që e ka futur atë, nuk ka pranuar ta dorëzojë. /Lapsi.al