• |
ide | kryesore

Ironia e Blushit: Lul Berisha ka punësuar Gjushin në Bashkinë e Durrësit

I pakategorizuar
Blushi.jpg



Ben Blushi e sheh në një tjetër këndvështrim skandalin e zbuluar nga Zëri i Amerikës dhe BIRN se Vangjush Dako ka garantuar punësimin e Lulzim Berishës në bashkinë e Durrësit, me qëllim që ai të fitojë lirinë. Blushi thotë se është e kundërta. Sipas tij, është Dako apo Gjushi siç e thërret ai kryebashkiakun, i cili ka plotësuar formularin e Rilindjes për të drejtuar bashkinë dhe jo Lul Berisha që ka plotësuar formularin e Bashkisë. Të njëjtin formular – vijon Blushi – e kanë plotësuar edhe drejtues vendorë e deputetë të inkriminuar dhe kriminelë, të cilët ai thotë se janë shokë të Edi Ramës. Sipas Blushit edhe vetingu për gjyqtarët bëhet me qëllim që të lirohen të gjithë kriminelët.

DEKLARATA E BLUSHIT

FORMULARI I RILINDJES!

Amerikanët thonë se Gjushi i ka premtuar Gjykatës të punësojë Lul Berishën në Bashkinë e Durrësit. E kanë gabim. Lul Berisha e ka punësuar Gjushin ne Bashkinë e Durrësit. Pra ky i fundit e ka plotësuar Formularin e Punës që ndryshe njihet si Formulari i Rilindjes. Para Gjushit të njëjtin Formular e ka plotësuar Elvis Roshi, Arben Ndoka, Mark Frroku, Klement Balili dhe shumë shokë të tjerë të Edi Ramës që janë ende në parlament. Ja pra pse nuk bëhet Vetingu për gjyqtarët: që të lirohen të gjithë nga burgu. Kush do të kuptojë pse s'na pranojnë në Europë të lexojë Formularin e Rilindjes!