• |
ide | kryesore

Hiqet flamuri grek nga zyrat në Sarandë, ankohet OMONIA dhe PBDNJ

I pakategorizuar
omonia-1.jpg



PBDNJ dhe OMONIA janë ankuar, pasi thonë se flamuri grek në zyrat e kësaj të fundit, është hequr nga persona të paidentifikuar.

Sipas deklaratës, ky është rasti i tretë që ndodh kjo gjë.

“Sot, orët e para të mëngjesit, persona të paidentifikuar hoqën flamurin Grek nga zyrat e Omonias në qytetin e Sarandës.

Për herë të tretë brenda një viti persona të paidentifikuar dhunuan flamurin Grek në zyrat qendrore të ‘’Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek -OMONIA’’ në Sarandë.

Fyerja ndaj simbolit tonë kombëtar, provokon ndjenjat e të gjithë Heleneve dhe çdo qytetari që mendon në mënyrë të shëndetshme.

Bëjmë thirrje ndaj organeve shtetërore të tregojnë ndjeshmërinë e duhur që të shoqërohen në drejtësi shkaktaret”, thuhet në deklaratën e PBDNJ-së.