• |
ide | kryesore

Zbulimi/ Veliaj trashëgimtar direkt i mashtruesit Gim Gjuzi

I pakategorizuar
Erion-Veliaj-per-zevendesimin-e-pusetave-te-vjedhura-1.jpg



Në kohën e komunizmit në Tiranë vërtitej një njeri që kish bërë famë me mashtrimet e veta. Nuk dihej nëse ishte thjeshtë fryt i imagjinatës popullore, apo person real , po të gjithë tregonin anekdodat e këtij tipit, të quajtur Gim Gjuzi, që arriti kulmin e vet kur i shiti, një katundari të zbritur në qytet, Kullën e Sahatit. Megjithëse ajo qe një periudhë pa media dhe pa Facebook, fama e Gim Gjuzit, kishte kapluar çdo qytetar të Tiranës.

Ndërsa sot, në një realitet me media private dhe me rrjete sociale, Tirana ka gjetur trashëgimtarin e vërtetë të Gim Gjuzit. Ai është kryebashkiaku i qytetit.

Të gjithë e dinë historinë e tij të bërë publike nga Lapsi.al. Fabulën e njeriut që të nesërmen e dasmës në kalanë e Gjrokastrës doli në punë. Por, Lapsi zbuloi atëhere se ky ishte një mashtrim. Se Lali Eri kishte fjetur për kokrrën e qejfit i lodhur nga harbimi i martesës, dhe në të gjitha mediat e vendit kishte nxjerrë kronika të xhiruara më parë sikur ishte duke inspektuar punët e shtetit.

Por kjo ndodhi me dasmën rrezulton se qenkësh një praktikë e zakonshme e kryebashkiakut të Tiranës.

Nga një investigim i hollësishëm i gazetarit Artur Çani ka rrezultuar se Veliaj kryen aktivitete në Tiranë edhe kur fizikisht ndodhet jashtë shtetit.  Për llogari të faqes online “Shuplaka”, Çani ka vëzhguar të gjithë aktivitetin e Veliajt në muajin tetor. Dhe çfarë ka rrezultuar: se në 5 tetor është në Lubjanë, por shqiptarët e shohin në ekran duke përuruar palestërën e shkollës “Qemal Stafa”. Se në 11 tetor gjendet në Goteborg të Suedisë, por tiranasit e shohin në ekran duke inspektuar punimet e një këndi lojrash.

Veliaj ka dalë jashtë sërish në 15 tetor (09:10) dhe është kthyer në 21 tetor (14:25). 1 javë jashtë Shqipërisë. Por edhe kësaj radhe, pikërisht në 15 Tetor Veliaj shfaqet në rikonstruksionin e rrugës ”Kujtim Laro”, në datën 16 Tetor shfaqet duke inspektuar trotuaret dhe rrugën ”Ali Demi”, në 17 tetor shfaqet duke inspektuar këndin e lojrave në Njësinë Nr.7, në 18 Tetor i pranishëm në rikualifikimin urban të bllokut të banimit te Fusha e Aviacionit, në 19 tetor duke inpektuar nisjen e punimeve në rrugën ”Heirmann Gmeiner” të Njësisë numër 2, në 20 tetor në përfundimin e punimeve të fushave sportive të ”Fan Noli” dhe në 21 tetor në përfundimin e rikonstruksionit të rrugës ”Ali Shefqeti”.

Të gjitha këto shfaqe duken në kronikat televizive dhe në faqen e bashkisë që e drejton vetë.

Kryebashkiaku ka dalë sërish jashtë vendit në 22 tetor (07:47) dhe është rikthyer në 26 tetor (12:54). Pra dhe 5 ditë të tjera po jashtë vendit. Por, si gjithnjë,  në datën 22 Tetor shfaqet me aktoren Hajrie Rondo,  në datën 23 Tetor përfundon rikualifikimin urban të një tjetri blloku pallatesh në Njësinë Nr.4 ku Veliaj është i pranishëm, në 24 Tetor përfundon një tjetër investim në zonën e Farkës, në datën 25 Tetor Veliaj shfaqet në televizion në rrugën “Vëllezërit Manastirliu” për nisjen e rikualifikimit urban.

Dhe dalja e fundit e muajit është 27 tetori (13:23) për t’u rikthyer në 30 tetor (14:22). 4 ditë të tjera jashtë. Në datën 28 Tetor Veliaj shfaqet duke inspektuar punën për zhvendosjen e nënstacionit elektrik te Unaza e Vogël. Në datën 30 Tetor flet me zë dhe figurë nga Njësia Administrative Numër 7.

E gjithë kjo kronikë tregon se si punon me antë të zyrës së tij të manipulimit, me 60 veta që paguhen nga taksat e Tiranës, Erion Velia. Prandaj ai e meriton plotësisht medaljen e pasuesit të denjë të Gim Gjuzit. “Lali Eri” i shet përditë nga një Kullë Sahati katundarëve të Tiranës. (Lapsi.al)