• |
ide | kryesore

Adriatik Llalla rrëfehet: Si më shantazhoi Donald Lu!

I pakategorizuar
Adriatik-Llalla-Donald-Lu (1).jpg



Prokurori i Përgjithshëm u Adriatik Llalla shpjegoi në emisionin Opinion si iu refuzua viza amerikane. Nisur nga ky veprim Llalla është shprehur se ambasadori Lu e ka shantazhuar me revokimin e vizës, duke shtuar se me gjuhën e sotme ambasadori e ka shantazhuar sërish.
“Unë kam patur një kontakt me email me ambasadorin, ku i kam shprehur qëndrimin tim. Pa i kushtuar rëndësi shantazhit të tij. Ambasadori po ushtron shantazh ndaj meje”, është shprehur Llalla. 
Llalla tha se ambasadorët kanë ardhur në zyrën e tij duke kërkuar arrestimin e disa zyrtarëve të lartë në vend, pas pasur fakte. Ata nuk janë oficerë të policisë gjyqësore, por thjesht ambasadorë, është shprehur Llalla, duke thënë se ka refuzuar t’i bindet ambasadorit. Sipas Llallës edhe revokimi i vizave për gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë është një formë shantazhi nga ambasadori amerikan.