• |
ide | kryesore

Berisha: Ka prova të trafikut të kokainës nga vëllai i Edi Ramës

I pakategorizuar
20160725_150456_25071657-4_XIb6OCo.jpg



Ish-kryeministri Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe vëllait të tij Olsit. Këtë të fundit Berisha e quajti të trafikant pas kthimit nga SHBA. Sipas Berishës është kapur një makinë që përdorej për trafik droge nga Olsi Rama dhe zëdhënësja e Federatës Shqiptare të Futbollit, Jona Dervishi.

“Ndjej dhimbje të thellë, keqardhje maksimale. Me duhet të them se të gjitha klasifikimet politike thonë se kjo klikë në pushtet nuk është një oligarki, nuk është një kleptokraci, por është bandidokraci. S’do t’ia thoja kurrë, s’do të bëja kurrë një cilësim për vendin tim, por më  madhe është fatkeqësi po të fshihet.  Këtë që i shihnin këtu mbrapa, janë organizatë kriminale. Kreu i Bandës është Edi Rama. Edi Rama e ka një vëlla. Vëllai i tij quhet Olsi Rama. Oli Rama, qytetar shqiptar dhe amerikan, kur denoncova në këtë parlament që u kthye për trafiqe , asnjë nga ju nuk e besoj, por informacionin e  kisha nga një anëtar i grupit të tij. Po vijmë me tej tek Olsi Rama. Daljet jashtë vendit të Olsi Ramës, po me çfarë thoni ju? A mund të pyesim pak, kjo makinë është gjetur nga prokuroria e përshtatur për transport kokaine. Kush të dojë i ka këtu, hyrjet dhe daljet e vëllait dhe Edi Ramës dhe Jon Dervishit. Makina e kapur kishte vende të posaçme për trafikun e drogës dhe për këtë ka foto dhe video të dokumentuara”, – tha Berisha.