• |
ide | kryesore

Llalla përsërit sulmet kundër Donald Lu: Nuk është Guvernator i Shqipërisë!

I pakategorizuar
Donald-Lu-dhe-Adriatik-Llalla.jpg



Në një intervistë në emisionin Opinion, kreu i akuzës Adriatik Llalla ka folur për marrëdhënien me ambasadorin amerikan duke deklaruar se “Zoti Don nuk është një guvernator i Shqipërisë, por një ambasador i një shteti”. Kryeprokurori theksoi se “ai nuk mund të sillet si zot i vendit këtu”.
“Ky sulm jo diplomatik- siç ai e cilësoi- vijon prej dy vitesh, dhe fsheh pas tij interesa personale të ambasadorit”
Kryeprokurori Adriatik Llalla, ka deklaruar se punonjës të ish sigurimit të shtetit kanë marrë pjesë në formulimin dhe hartimit të Reformës në Drejtësi dhe konkretisht në pjesën e krijimit të Byrosë Kombëtare.
“Në përgjithësi, në takimet që kemi pasur më ambasadorin, debati i parë lidhet me Byrronë Kombëtare të Hetimit”, u shpreh Lllalla.
Më tej Kryeprokurori deklaroi se Byroja po krijohet në tipin e një institucioni të ish kohës së komunizmit në vend, dhe po ashtu ideatorët e krijimit të këtij institucionit ishin pothuajse të gjithë punonjës të ishSigurimit të Shtetit.