• |
ide | kryesore

Akuzat e Donald Lu/ Ilir Meta kërkon sqarime nga Adriatik Llalla

I pakategorizuar
llall-lu-1024x703_0.jpg



Pas akuzave të Donald Lu se në përzgjedhjen e emrave për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi u shkel Kushtetuta, Ilir Meta kërkoi sqarime nga Adriatik Llalla. Nga burime, mësohet se Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta i ka kërkuar me një shkresë në rrugë zyrtare institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, qëndrim institucional lidhur me procesin e përzgjedhjes së kandidaturave dhe respektimin e kritereve në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

Letra e Metës vjen pasi më herët ai ishte distancuar nga një qëndrim për këtë çështje. Në momentin kur Adriatik Llalla solli propozimet për KED, Meta u shpreh dakort me procedurat, pavarësisht se deputetët socialist kishin rezerva.

Përveç akuzave të Donald Lu, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se emrat që kaluan në KED do të rrëzohen nga Vetingu.