• |
ide | kryesore

Meta kundër ambasadorit amerikan, merr në mbrojtje kryeprokurorin Llalla

I pakategorizuar
metaa.jpg



Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka marrë mbrojtje kryeprokurorin Adriatik Llalla pasi ky i fundit u atakuar një ditë më parë nga ambasadori amerikan Donald Lu, lidhur me listën e kandidatëve të propozuar nga Prokuroria e Përgjithshme për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Ilir Meta ka sqaruar gjithë korrespondencën me Prokurorinë e Përgjithshme për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

“Asnjë prokuror nuk është ankuar as në Prokurorinë Përgjithshme as në Kuvendin që organizoi shortin as publikisht lidhur me listën e përcjellë nga Prokuroria për listën e kandidatëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, ka thënë Meta.

Më tej ai është shprehur se Prokuroria e Përgjithshme ka qenë korrekte me transparencën në procedurën e ndjekur për Këshillin e Emërimeve dhe nuk ka atakuar aspak frymën e Kushtetutës sikundër deklaroi ambasadori Donald Lu.

/LASI.AL/