• |
ide | kryesore

Prokurori i emëruar pa short në KED bëhet “avokat” i Adriatik Llallës

I pakategorizuar
1343685638_n.jpg



Prokurorët kanë filluar të flasin publikisht në mbrojtje të shefit, pas përplasjes me ambasadorin amerikan. Kështu ka ndodhur me prokurorin e Apelit të Tiranës Gentian Trenova, i cili ishte një nga tre emrat që u emërua pa short në Këshillin e Emërimeve të Drejtësisë. Konflikti i interesit me çështjen në fjalë, nuk e ka penguar Trenovën të dalë në mbrojtje të vendimit të Llallës. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, Trenova deklaroi se shefi i tij, Llalla nuk bëri asnjë gabim me tre emrat që dërgoi në KED. Trenova ironizoi vendimin për të mos dhënë viza ndaj disa gjykatësve dhe prokurorëve. “Unë dua të them personalisht nuk kam kërkuar vizë dhe nuk më është refuzuar viza. Por nëse një ditë do ndodhte kjo nuk do më krijonte asnjë shqetësim. Nuk do ishte hata nëse ske marrë vizë amerikane”, tha Trenova, i cili vuri në dukje disa probleme, që do të krijojë reforma në Drejtësi në punën e prokurorëve.
“Kam pretendimet e mia lidhur me këtë reformë dhe jam shumë skeptik me të. Nga një kryeprokuror me fuqi dhe pushtet të madh kalojmë në një stad tjetër me një kryeprokuror pa pushtet dhe një prokuror të thjeshtë të pushtetshëm, i cili nuk do ketë mbështetje dhe mbrojtje për ushtrimin e detyrës. Atëherë si mund të kemi efikasitet me një prokuror të tillë kur nuk e kishim këtë me një kryeprokuror të fuqishëm” u shpreh prokurori I Apelit, sipas të cilit prokurori duhet të krijojë besim në vetvete në radhë të parë, dhe më pas të publiku.