• |
ide | kryesore

Vipat dhe operacionet plastike që kanë bërë!(Foto)

Arkiva, Paparazzi
20150418094828191646.jpg



Nuk je “in” nëse nuk posedon vija seksi, të paktën, këtë përshtypje të “falin” këngëtaret tona, të cilat nuk po përtojnë që në masë të madhe t’iu nënshtrohen operacioneve të ndryshme kirurgjike.

Ky “trend”duket se nuk ka të ndalur edhe tek artistet e reja shqiptare.

Debutimi i saj si këngëtare ishte me shumë bujë. Kënga e parë e Erës u bë hit në një kohë të shkurtër dhe dëgjohej gjithandej, ndërsa vetë këngëtarja e re filloi t’u bëhet konkurrencë këngëtareve me karrierë për shkak të klikimeve në rrjetet sociale.Por, si është dukur Era Istrefi pak para se të debutonte në skenën muzikore? Duke shikuar fotot nga viti 2012 deri në 2014 vërejmë ndryshime drastike. Nëse i krahasojmë të dy versionet, padyshim që këngëtarja sot duket më bukur, pasi ndërhyrjet janë bërë në përmasa normale.

Modelja së fundmi edhe këngëtare, duket se nuk ka të ndalur me ndërhyrjet estetike. Pas shumë ndryshimeve, së fundmi, Missi Kosovar, vazhdon të çudisë me buzët e saj, të cilat nga fryrja e tepërt kanë bërë që fansat ta ironizojnë atë.