• |
ide | kryesore

Ku u ngarkuan 8 ton kanabis të kapur në Ankona, prokuroria shqiptare nis hetimet

I pakategorizuar
12404222_911531202234051_563308555_n1_0.jpg



Pas sekuestrimit të 8 tonëve kanabis në Ankona të Italisë në një kamion i cili dyshohet se kishte ardhur nga Shqipëria prokuroria e krimeve rënda ka nisur hetimet. Ekspertët do të kryejë disa veprime hetimore per të parë lëvizjet e kamionit në territorin shqiptar. Ajo që dihet deri tani është se mjeti  ka hyrë nga Maqedonia në pikën kufitare të Qafë-Thanës për tu larguar më pas nga porti i Durrësit drejt Italisë. Hetuesit do të bashkëpunojnë edhe me palën italiane për të zbuluar të gjithë internerarin që ka ndjekur mjeti. Tv Klan shkruan se kjo bëhet për të sqaruar nëse kamioni ka hyrë i ngarkuar me kanabis në territorin shqiptar apo është furnizuar këtu.  Droga u sekuestrua dy ditë me parë ne portin e Ankonës. Në pranga ra shoferi i kamionit, një shtetas maqedonas 38-vjeçar. Policia e Shtetit reagoi duke sqaruar se grupi që kishte organizuar transportin e kanabisit e ushtron aktivitetin ne Maqedoni  dhe se në këtë linjë trafiku nuk ishin të përfshire shtetas shqiptar.