• |
ide | kryesore

Në ditën e Shën Valentinit, Shkëlzeni propozon publikisht Armina Mevlanin

Arkiva, Paparazzi
IMG_2494.JPG



Me sa duket ishte thjesht çështje kohe. Pas deklaratave në publik të partneres së tij, ku së fundi foli për një fëmijë të mirëpritur në familje por pa bërë llogari se kur mund të vijë, Shkëlzen Berisha duket se sapo i ka kthyer gjërat seriozisht dhe zyrtarisht, pikërisht duke iu përshtatur dëshirave për të cilat Armina foli. Në “Prive”, blogerja e njohur tha se do donte t’i provonte të gjitha fazat e një raporti, ndoshta duke dhënë një sinjal për hapin e madh që djali i ish-Kryeministrit Berisha sapo mund të ketë hedhur.

Më tepër se thjesht një dedikim të përvitshëm dashurie, duket se i kushtoi këtë herë Shkëlzen Berisha, bukuroshes Mevlani. Në një foto të shpërndarë në facebook, ai i propozon publikisht asaj që të jetë dashuria e tij në përjetësi. Natyrisht që kjo deklaratë ka marrë PO-në, duke e vendosur komunikimin e tyre romantik në qendër të vëmendjes. A është ky një propozim për martesë?