• |
ide | kryesore

Për Saimir Tahirin nuk ka Shën Valentin

I pakategorizuar
tahiri police.jpg



Ashtu sikurse Erion Veliaj zgjodhi ditën e dasmës për të inspektuar një shkollë në Gjirokastër, edhe minstri i Brendshëm zgjodhi Shën Valetinin për të organizaur një superaksion për të kapur grabitësit e 3.2 milion eurove në rrugën e Rinasit.

Si mund të ketë Shën Valentin për Saimir Tahirin kur grabitësit lëvizin lirshëm në rrugët e Shqipërisë? A ka kuptim të mendosh për dashurinë kur krimi bën kërdinë? 

Dhe kështu, kur të gjithë ishin duke menduar për dhuratat dhe darkat romantike, zëdhënësi i ministrisë së Brendshme u kujdes të lajmëronte gazetarët se policia kishte ndërmarrë një mega aksion në Vorë dhe Prezë për të kapur grabitësit e parave të bankave.

Me lidhje live dhe raportime nga terreni, RENEA, FNSH, e qindra trupa të tjera policore u treguan ndërsa ishin në ndjekje të keqbërësve. Thuhet se ato kanë rënë në gjurmë të tyre dhe pritet arrestimi. 

Ndoshta do të kishte qenë më mirë, që policia të kishte vepruar, të kishte gjetur dhe arrestuar grabitësit dhe më pas të njoftonte mediat. Lajmërimi i kamerave paraprakisht për të ndjekur një aksion kaq delikat në zhvillim e sipër, tregon më shumë shqetësim për spektaklin se sa për rezultatin. Mirëpo siguria nuk mund të trajtohet si autobusët e linjës së Kombinatit.