• |
ide | kryesore

Publikohen fotot e Marilyn Monroe shtatzënë!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
4bc5f957beab028b363fbeea20b57b07.jpg



Marilyn Monroe ka qenë shtatzënë? Kështu pretendohet plot 55 vjet pasi ikona e bukurisë së të gjitha kohëve është ndarë nga jeta. Daily Mail ka publikuar sot disa foto të aktores së famshme, e cila u nda tragjikisht nga jeta në moshën 36-vjeҫare. Në këto foto, pretendohet se Monroe ka qenë shtatzënë, por fëmija nuk ka qenë i bashkëshortit të saj Arthur Miller. Të papublikuara asnjëherë më parë, këto foto kanë qenë për këto vite pasuri e çmuar e shoqes së saj, Frieda Hull, e cila u nda nga jeta në vitin 2014. Edhe pse janë fotografi të cilat kanë fshehur një të vërtetë tronditëse që ylli i ekranit e mbajti deri në vdekje, siҫ duket, tani gjithҫka është zbuluar.Siҫ shkruan Daily, fotot janë shkrepur më 8 korrik të 1960, në New York. Mendohet që babai i fëmijës që që priste Monroe të ketë qenë Yves Montand. Por shtatzënia u ndërpre, pasi aktorja pati disa komplikacione shëndetësore.