• |
ide | kryesore

Më mirë në ekran fillërojtësi Dedë sesa Enca dhe Noizi

Arkiva, Blog
Capture.JPG



Nga Mentor Kikia/Një nga anëtarët e AMA-s, Erald Kapri, ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapa institucionalë për të ndaluar transmetimin në televizione filma të prodhuar në kohën e komunizmit. Debati në fakt është rihapur nga kreu i Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa, i cili ka kërkuar ndalimin e këtyre filmave. Të dy zyrtarët mendojnë se këto filma e informojnë brezin e ri me një histori të deformuar, apo siç Kapri thotë, tregojnë se komunizmi nuk ka qenë edhe aq i keq. Gjithashtu ata tregojnë se si është edukuar “njeriu i ri socialist”, duke bërë kështu edhe demë sociale tek gjenerata e re. Ideja në fakt është hedhur edhe më parë, por ka qenë në formën e propozimeve, pa gatishmëri për nisma zyrtare.

A kanë të drejtë Tufa dhe Kapri, se ka nga këto prodhime kinematografike që e deformojnë historinë? Padyshim që po! Veçanërisht historia e Luftës Nacional-Çlirimtare, e cila u shkruajt sipas variantit të fituesve dhe kineastët e riprodhuan atë sipas këtij versioni, duke e jetëzuar. Nuk mendoj se ata që kërkojnë ndalimin e këtyre filmave kanë vërejtje për nivelin artistik, apo hiperbolizimin e heronjve të luftës. Pasi unë nuk mendoj se komandanti që thërriste “Para partizanë”, dhe gjermanët ia mbathinin nëpër ferra, ka ndolnjë ndryshim të madh nga Rambo i Hollywood-it, që i vetëm vinte përpara një ushtri me vietkongë dhe që me një dorë ndalonte helikopterin të ngrihej në ajër. Ajo që mund të shkaktojë debatin real është ndarja politike të kohës, mes partizanëve dhe ballistëve, të cilët kinemaja i prezanton jo vetëm si bashkëpunëtorë të nazistëve, por skenaristët dhe regjisorët janë kujdesur t’i paraqesin sa groteskë aq edhe qesharakë. Kjo i ka shërbyer politikës së ndarjes klasore që u instalua në Shqipëri dhe diskriminimit, përndjekjes, burgosjes e vrasjeve të ish-anëtarëve të Ballit dhe familjarëve të tyre më pas. Unë jam plotësisht dakord që gjeneratat e reja hsitorinë nuk duhet ta mësojnë nga kinemaja por nga librat.

Por kinemaja e realizimit socialist nuk është kjo e gjitha. Janë prodhuar filma të mrekullueshëm bazuar mbi ngjarje historike para Luftës Nacional-Çlirimtare. Janë prodhuar filma me temë sociale e familjare, filma argëtues dhe edukativë për fëmijë. Janë prodhuar edhe filma me përmbajtje të thellë ideologjike e politike, por janë prodhuar edhe komedi të shkëlqyera, filma që i kanë shërbyer revolucionarizimit të shoqërisë, jo në aspektin politik, por në aspektin social dhe emancipues.

Çdo diktaturë e përdor kinemanë për ta indoktrinuar dhe nënshtruar shoqërinë, dhe në fondin e Kinostudios ka plot filma të tillë që tregonin se si punëtori gëlltiste teserën e partisë për të mos u djegur, ndërsa ai digjej vetë, apo se si çiftet e reja braktisinin qytetin për të jetuar e punuar në fshatra. Por duhet të jemi realistë që shumë filma i kanë shërbyer promovimit ndryshimeve të mëdha sociale. Të mos harrojmë se ishim një shoqëri injorante, analfabete, patriarkale, që fejonim fëmijët që në djep, që martonin vajzat me pahir duke i shkëmbyer me një lopë, që e trajtonim gruan me keq se mushka, e që vriteshim për gjakmarrje edhe të një shekulli shkuar.

Vërtet filmat kishin elementë ideologjikë, por kishin edhe disa edukative, veçanërisht për fëmijët. Vërtet kishte doza ideologjike, por kishte subjekte që himnizonin njeriun e ndershëm dhe njeriun që punonte.

Rënia e komunizmit që hoqi censurën dhe çliroi artin nga ideologjia, në vend që t’i hape rrugë kinemasë më cilësore, çoi në degradimin e këtij arti. Përveç disa përjashtimeve, prodhimet e tjera janë si të ishim tema diploma studentësh, me personazhe trafikantë dhe prostituta. Ndërsa simbolet që prodhohen sot, me ndihmën e “pakursyer” të medias, nuk janë partizanët trima, as saldatorët e palodhur, as traktoristët e shoferët që tejkalojnë planin, apo nxënësit e mirë në shkollë, por janë pjesa më parazite dhe e degraduar e shoqërisë. Janë femrat që “rikualifikohen” me botoks dhe japin intervista sa ‘Like’ kanë marrë me gjoksin e ri, vajza që shndërrohen në kënëgtaruce me ndihmën e dashnorëve të pasur, janë rreperët që më shumë se sa këngë numërojnë arrestimet për dhunë e shitje droge, janë fëmijët e të pasurve që shkojnë në shkollë me makina luksoze dhe që telefoni u kushton sa rroga 6-mujore e mësuesit.

Nese nuk bëjmë dot kinema sot, sepse nuk ka fonde qeveria apo se kineastët vjedhin edhe paratë e filmave të tyre, kjo nuk është për faj të filmave të realizimit socialist. Nëse nuk prodhojmë heronj të rinj e modele të reja për shoqërinë, kjo nuk është për faj të filmave me mësues e mjekë që shkonin nga Tirana për të punuar në Fushë Arrëz, ku edhe sot nuk ka mjekë e një mësues i jep mësim tërë shkollës. Unë sa herë të kem nevojë të qesh do ta shikoj “Kapedanin” e Xha Sulos, edhe “Tela për violinë”, edhe ekranizimin e komedisë “Pallati 176”, e shumë të tjerë, derisa ende nuk i ka një më të mirë. Sa për impaktin ideologjik, po e them me sinqeritet që do të preferoja që fëmijët e mi të kishin më shumë idhull personazhet e Rikard Larjes që ngrin në shtyllë, Xevdet Ferrit që shkon të punojë në minierë, Petrit Malajt që lë Tiranën për të shkuar mjek në Veri, e të tjerë personazhe si këta, sesa Noizin apo Encën./Opinion/



7 Comments

  1. sheme e vertete mentor

    Po kjo qe sapo lexova eshte shume e vertete. Me mire heronjte e socrealizmit sesa pseudo artist te cileve media u jep nje vend te rendesishem por te pa merituar. Pas 27 viteve ne liri ne ende nuk po krijojme vlera te qenesishme dhe per fat te keq edhe me kufizime dhe te krijuara nen diktature ku mungsa e teknikes ( siomos per filmat) ndihet ato vazhdojne te na japin kenaqesi estetike. Por, sigurisht duhet nje seleksionim sidomos per filmat me teme nga LNC-ja. Eshte deshperuese qe nuk kemi nje kritike letroro-artistike dhe nuk ka nje seleksionm te vlerave nga kopjet e shemtuara te figures artistke nga klishete te artit te vertete nga bastardimi ne emer te te rese. Ilir Gjini

     

  2. sheme e vertete mentor

    Po kjo qe sapo lexova eshte shume e vertete. Me mire heronjte e socrealizmit sesa pseudo artist te cileve media u jep nje vend te rendesishem por te pa merituar. Pas 27 viteve ne liri ne ende nuk po krijojme vlera te qenesishme dhe per fat te keq edhe me kufizime dhe te krijuara nen diktature ku mungsa e teknikes ( siomos per filmat) ndihet ato vazhdojne te na japin kenaqesi estetike. Por, sigurisht duhet nje seleksionim sidomos per filmat me teme nga LNC-ja. Eshte deshperuese qe nuk kemi nje kritike letroro-artistike dhe nuk ka nje seleksionm te vlerave nga kopjet e shemtuara te figures artistke nga klishete te artit te vertete nga bastardimi ne emer te te rese. Ilir Gjini

     

  3. sheme e vertete mentor

    Po kjo qe sapo lexova eshte shume e vertete. Me mire heronjte e socrealizmit sesa pseudo artist te cileve media u jep nje vend te rendesishem por te pa merituar. Pas 27 viteve ne liri ne ende nuk po krijojme vlera te qenesishme dhe per fat te keq edhe me kufizime dhe te krijuara nen diktature ku mungsa e teknikes ( siomos per filmat) ndihet ato vazhdojne te na japin kenaqesi estetike. Por, sigurisht duhet nje seleksionim sidomos per filmat me teme nga LNC-ja. Eshte deshperuese qe nuk kemi nje kritike letroro-artistike dhe nuk ka nje seleksionm te vlerave nga kopjet e shemtuara te figures artistke nga klishete te artit te vertete nga bastardimi ne emer te te rese. Ilir Gjini

     

  4. Shkrim shume i shemtuar,

    Shkrim shume i shemtuar, tamam propogande

  5. Mentor, shkrim i mire, por

    Mentor, shkrim i mire, por krahasimi nuk qendron. Sepse tema e hapur nuk eshte per ndalimin e filmave, por mostransmetimin e tyre qe trajtojne tema ideologjike, komuniste, perhapin e propagandojne luften e klasave, perhapin frymen e partishmerise dhe bejne propagande komuniste. Dy zyrtaret nuk kane folur per ndalimin e filmit "Perralle nga e kaluara", por per ndalimin e filmit "Toka jone". Edhe nese nuk e ndalon, te pakten duhet shpjeguar perpara filmit nga nje kritik, konteksti i kohes se xhirimit te filmit. Ne fund te fundit, vepren "Toka jone" e ka mohuar edhe vete Kole Jakova, dhe nuk kemi pse ne ta shohim dhe ta perceptojme si vlere.

    Enca dhe shoket tani jane produkt i ketij sistemi qe kemi ndertuar: perderisa kemi deputet pa shkolle, minister hajdut, drejtor me nota te blera, kryeminister piktor, minister financave perkthyes e keshtu me radhe, nuk eshte aspak problem qe kemi edhe Ence dhe Noiz…

  6. Pengesa e fundit

    Kjo ishte barriera e fundit qe nuk po kapercen dot Top-i dhe Digitalbi? Filmat e Socrealizmit. Dmth, te fshijme 50 vjet histori, sepse kontrasti cilesor zhvlereson pislliqet qe na serviren perdite? Z. Kikia flet per Noizy dhe Enca por harron se ato jane produkt i shoqerise sone te edukuar tash sa vjet me kotesine e Top-Channel dhe Klan. Te ze tmerri te shohesh nje TV shqiptar; lajmet ta shqifin duke u perpjekur ti bejne fresk pushtetit, programet "edukative", nje pjese jane te mbushura me gjithe perversitetet e mundshme (pjeshkave te show-biz-it u kemi numeruar edhe vezet ne vezore tashme) dhe nje pjese jane lote dhe qurre (s'kane mbetur me te gjymtuar, te semure, te divorcuar, te tradhetuar etj., etj. pa rrefyer deri ne imtesi cdo detaj te shpifur qe mund te prodhoje natyra njerezore), filmat dhe spektaklet "Made in Albania" te heqin oreksin me patetizmin dhe moralizmin qe fillon qe ne titra apo me personazhet e stisur "kontroverse" qe promovojne. E ç'te them me? Telenovelat indiane, ato turke apo ato braziliane?

    Dhe ky "gjeniu" Kapri qe do te ndermarre iniciativa ligjore… Apo "poeti" Tufa" qe me ne fund u qeth si njeri dhe qe te vetmen vlere qe ka ne poezi eshte qe nuk ben bejte!

    Gjate atyre viteve te komunizmit, shume gjera u krijuan nga ideologjia dhe per ideologjine, por i krijuan njerezit dhe nder ta edhe babai e nena ime, edhe te tute adhe te atij… e prandaj jane tonat, nuk mund te dale nje bythec e ti fshije me nje te rene te lapsit sikur nuk kane qene kurre.

    Ne vend te kesaj ben mire te investigoje si u shnderua kjo prone e berbashket ne nje te drejte ekskluzive te nje media, ben mire ti vere gishtin kokes e te mendoje kur ndan tani frekuencat per transmetimet dixhitale, ben mire ti kerkoje logari TVSH se cben me 100 leket ne muaj qe paguajne 700.000 familje shqiptare per te (duhen shtuar edhe bizneset).

    Dhe mbi te gjitha, ben mire te shohe se si mund te promovohen artistet e rinj qe kane talent qe te krijojne vlera, se me mykun qe nga ngulur rrenje ne artin shqiptar, na ka zene astma te gjitheve.

  7. Padyshim se demokracia

    Padyshim se demokracia liberale e keqkuptuar si liri e pakufizuar me ligje e regulla morali, e ka demtuar cilesine jo vetem te kinematografise, por edhe te arteve te tjera e letersine. Kikia e pranon faktin se kinematografia enveriste, i beri propogande sistemit te saj diktatorial e megjithese bie dakrod me Kaprin e Tufen per shqetesimin e tyre, perpiqet te mbroje propoganden bajate te mjekeve heroj qe paskan shkuar ne fshatra te thella per te qene prane popullit. Nje genjeshter e trashe propogandistike komuniste. Ka vertete ne vende demokratike njerez humaniste, qe braktisin vendin e tyre e komoditetet, per te shkuar ne Afrike e per te ndihmuar njerezit ne skamje ekstreme. A nuk eshte shembulli i nene Terezes, shembulli me i mire per te promovuar kete humanizem ? Jo qe nuk i binte ne mend kinematografise se realizmit socialist qe te promovonte ate, por as t'ja permendete emrin. Nuk shkonin mjeket apo arsimtaret ne Shqiperi ne fshatra te largeta me deshiren e tyre, por vetem me urdher te diktatorit. Perse duhet te vazhdohet edhe sot me kete propogande mashtruese ?