• |
ide | kryesore

Çështja Xhafaj, Bylykbashi: Vetting-un nuk mund ta bëjnë ata që kryen krimet e komunizmit

I pakategorizuar
Bylykbashi-Xhafaj_1.jpg



Në kulmin e debatit të hapur nga akuzat e bëra nga dy qytetarë se Fatmir Xhafaj i ka torturuar si hetues i diktaturës, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, vjen me një postim të fortë në facebook mbi krimet e komunizmit dhe ata që i kryen ata.

Bylykbashi thotë se krimet e komunizmit janë krime kundër njerëzimit dhe se për to nuk ka afat parashkimi. Pra hetimi, nënvizon ai, mund të fillojë edhe sot.

Pa e përmendur Xhafajn dhe pa iu referuar konkretisht atij, Bylykbashi thotë se Vetting –un, nuk mund ta bëjnë ata që kryen krimet e komunizmit dhe as bijtë e tyre. Bylykbashi e ka drejtuar komisionin e reformës në drejtësi së bashku me Xhafajn.

Shkrimi i plotë

Krimet e Komunizmit jane KRIME KUNDER NJEREZIMIT!

Keshilli i Europes i barazon krimet e Komunizmit me krimet e Nazizmit.

Per to nuk ka afat parashkrimi te ndjekjes penale, pra hetimi e gjykimi mund te filloje ne çdo kohe. Edhe sot!

Do te vije nje dite qe Nurenbergu shqiptar do nise jo me hapje dosjesh bashkepuntoresh, as me lustrim nga postet publike, por me gjyqe per krime kunder njerezimit per ata qe ishin maja dhe tehu i thikes se Diktatures. Me oficeret e sigurimit, hetuesit, prokuroret dhe gjyqtaret e kedo tjeter qe u perfshi ne gjyqet politike te Komunizmit.

Ky do te ishte vetting-u moral i shoqerise shqiptare qe do na shkepuste perfundimisht nga nje e keqe qe na ndjek ende. Do te ishte ndarje para bankes se Drejtesise dhe jo me ulerima turmash apo artikuj gazetash. Ajo do te ishte gjeneza e nje Drejtesie te vertete.

Kjo duhet te ndodhe sa me shpejt qe te ndahemi nga kjo e keqe ne shpirtin dhe moralin e rrenuar te kesaj shoqerie. Deri atehere nuk mund te flitet per DREJTESI dhe reforma ne drejtesi me gjithe vitingun e vet do te duket nje karikature e asaj qe shqiptaret kerkuan ne Dhjetorin e 1990!

Ne Poloni keto dite eshte leshuar urdher arresti per nje shtetas amerikan 98-vjecar i cili akuzohet se ka kryer krime kunder njerezimit gjate Nazizmit dhe me pas eshte arratisur ne SHBA dhe eshte fshehur atje. Ne kete moshe ai rrezikon burgim te perjetshem per krimet e kryera nese provohet dhe denohet para gjykates.

Kjo eshte drejtesi! Qe kjo te ndodhe, vetting-un nuk mund ta bejne ata qe kryen krimet e komunizmit apo bijte e tyre!