• |
ide | kryesore

Rama vizitë zyrtare në Zvicër, ka me vete edhe Vangjush Dakon

I pakategorizuar
sfsdgd.JPG



I shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaxhçka, ministrja e Zhvillimit Urban, Englantina Gjermeni dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Zvicër, vend të cilin e cilëson si monoton, krahasuar me shtetet e zhurmshme të mesdheut.

Rama u takua në Bernë me Presidentetn e Konfederatës, Doris Leuthard, e cila shprehu mbështetjen për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. 

Në përfundim të takimit, në prani të Kryeministrit Rama dhe Presidentes Leuthard u nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi, marrëveshja në fushën e arsimit profesional dhe ajo për zhvillimin rajonal. Kjo është vizita e parë e një Kryeministri shqiptar në Zvicër pas viteve ’90.

/LAPSI.AL/